Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

19 Qershor 2026, 20:10Politika TEMA

Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

Nga Ylli Pata

Skenat e Agron Shehajt me Edi Ramën në Kuvend, e përplasja me Ardit Bidon ndërsa po hynte në sallën e Parlamentit, janë fenomeni i ri i javës së tretë të protestës.

E cila nuk është më live në Reuters e CNN, ku Tirana shikohej si “Meka”e re Anti-Trump, apo lajmi i demonstrimit të qytetarisë dhe civilizimit të pjesëmarrësve që shkojnë me familjet e tyre në shesh. Pasi në skenë kanë dalë aktivistët “skifterë”, që po zbatojnë një protokoll të miratuar më parë, për tu kthyer në revoltë që fitoren nuk e shikon në krijimin e një plarforme dhe lidershipi që i sjell shoqërisë një “gjë të re”, por të rrëzojë establishmentin dhe status-quo-në.

Duke imponuar nëpërmjet demonstrimit dhe varianteve të tyre një lodhje, tërheqje, deri në dorëzim të shënjestrës së tyre, që është Edi Rama dhe mazhoranca.

Regjia qëndrore, sipas të gjitha gjasave ka vepruar në një precizion kirurgjikal nga presioni i sheshit me efektet e saj, tronditja e mazhorancës nëpërmjet largimeve të ekspoentëve të saj, siç ndodhi me deputeten e Shkodrës, por mbi të gjitha me hetimet e SPAK.

Synimi është i qartë e që shqiptohet nga panelet televizive apo podkastet që tashmë po bëjnë namin, që duhet një zgjidhje politike përballë këtij impasi.

Po cilat mund të jenë opsionet e kësaj zgjidhje politike? Natyrisht që ka më shumë se një, por presioni po synon jo një zgjidhje, por dorëzim i mazhorancës, e më pas zbatimin e pikave të tjera, ku natyrisht janë edhe anulimi i projekteve të mëdha turistike. Të cilët siç po trajtohet në publik, janë krijesa kriminale. Mjegull që natyrisht ka marrë pjesën e vet edhe nga mënyra sesi diskutohen dosjet e SPAK, të cilat me hetimet e tyre bëjnë pikërisht të kundërtën, ngaqë i fusin në shtratin ligjor nismat, nëse realisht kërkohet më shumë se zhurma, hetimi i të gjitha dyshimeve.

Ndërkaq, fenomeni i fjalorit e diskursit toksit nuk është gjë tjetër veçse një template i gatshëm i përdorur rëndom në vitet e fundit nga politika radikale për të polarizuar situatën. Madje ka shumë gjasa që në ditët e ardhshme, deri sa të arrihet ajo që quhet politika e vlimit, të kemi një rritje të fjalorit toksik. i cili në një vend të NATO-s, e ka mjaft të vështirë të vijmë në një pikë që të shkojë në destabilizim.

Këtu më pas është sfida e institucioneve për ta përballuar këtë mundësi, që nga parandalimi e deri në bërjen e pamundur të precepitimit. Çuditërisht, në panele po trajtohet si ide dhe pezullimi i Samitit të NATO-së vitit të ardhshëm në Tiranë, kur asnjë nga Aleanca apo aleatët nuk e kanë hedhur si tezë.

Pikërisht, duket se janë axhendat e mbivendosura që nuk e ushqejnë kthimin e kësaj lëvizje në një fuqi politike. Kjo sepse faktorët me axhenda brenda protestës, e që janë mirë të strukturuar kanë pikërisht qëllimin që lumi të mos futet në shtratin e vet, atë politikë, por të krijojë përrenjtë e saj, që ta ushqejnë sipas stinës.

TemA

3 Komente

  1. N
    Noci

    Ata bene nje proteste te mire shume qytetare dhe te çastet.Por kur vinte koha te fjalimet,nuk ishte me as katundare,por me poshte.E keqja e protestues qendrim ne faktin se mungojnë figurat e fuqishme,si Nano,Berisha ,apo Rama,por sigurisht me mendjen e protestues,prandaj ky shans per te lindur nje parti me figura te fuqishme,me sa duket ështe i humbur.Radikalizimi i protestues shkon ne favor te qeverisej,e cila nuk ndërhyri asnjehere per ti penguar dhe do t'a zvogëlonte shpejt numrin e njerezve

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shtetit duhet te veproje

      Ne fund do katandisen si Tik Rosaku me karrigen e vendosur para kryeministris.. Te protestosh eshte kulture qytetare , por kjo nuk eshte protest, thjeshte nje grupim arkaike me njerez te paguar nga sherbimet e huaja , nga islamistit , neomarksite, fashist, mithoman , idiot , te papune , rrugaçe.... Shikoni kush eshte pas , psikopat Fatos Lubonja , skizofren Shpend Gashi, mithoman Sazan Gurri Alfred Çako Altin Goxhaj , islamist Baki Goxhaj , Romeo Kari i semure psiqik , Malko , Pilinçi pa harruar pulangrensi Shehaj komunisti Qorri dhe Llapa llapaqeni. Ne funde llumi me FB karet dhe Instagram karet , pa harruar exponent te dorés de dyte te PD......koka drejtuese Kurtovitç , Bejleri, Abdylqerim..... Shqipkari nuk e ka kulture protesten pasi nuk njeh bazen e demokracise , rrespektimi i vullnetit te shumices. Rama ik te vije une haaaaa Berrisha ne burge. Parlamenti ne burge . PS te zhduket mos te egzistoje. Nje pyetje a e dini sa elektorat ka PS dhe endacak si ju jane rruges.... Si mundet te dalesh me parulla Shqiperi e shqiptarve vdekje tradhetareve , njesoje si kolaboracionistet pulangrensit e ballit. Çfare eshte kjo fryme totalitare fashisto- komuniste ..burge burge ju erdhi fundi . Rrugaç qe hyjne ne kafene dhe shqehtesojn njerzit duke i imponuar te mendojne dhe veprojne sic mendone psikopat Shpend Gashi tipik Enveriste. Po koqevaret çfare kerkojne nuk e kuptoje dot , do ta thoshe kete edhe per shqiptaret nese do te shkonin ne krahinen e kosoves. Deri sa nuk je shtetas shqiptar deri sa nuk punone e banone ne Shqiperi ky veprime eshte akte terrorist dhe shteti duhet te mari masat duke mbyllur kufirin dhe explusuar keta element ne vendin e origjines Serbi.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Protesta është një lëvizje politike e cila zgjidhet përmes një pëlqimi racional për frymën e saj: Protesta i joshi përkrahësit e saj më shumë, duke ndikuar psikologjikisht, duke vënë në dukje e duke reflektuar mbi problemet e ngulitura thellë në ndërgjegjen njerëzore të shkaktuara nga shkeljet e ligjeve shoqërore dhe një perceptim e ndjenje kalbëzimi dhe humbjeve të vlerave morale të shoqërisë. Unë e shoh si veprim dhe ndjenjë, por jo ende si mendim, të cilët, pra, kanë një intuitë, por jo kuptim të tij dhe si e tillë duhet të vazhdojë të jetë. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të mund ta mbante atë forcë të madhe lëvizëse, atë fuqi rinovuese që zotëron tani dhe do të ishte thjesht meditimi i vetmuar i një pakice, të cilën pushteti me mjetet e veta të shumta po mundohet ti kanalizojë. Vetëm sepse është ndjenjë dhe veprim, vetëm sepse është rizgjimi i pavetëdijshëm i instinktit tonë të thellë kombëtar, ka forcën për të trazuar shpirtin e popullit dhe për të çliruar një rrymë të papërmbajtshme të vullnetit kombëtar. Vetëm sepse është veprim dhe ndjenjë, ka kushtet për të përcaktuar rrjedhën historike të Shqipërisë bashkëkohore. Shumë persona nuk mund të dallojnë në këtë risi politike asgjë tjetër përveç aspekteve lokal e personal dhe që e shohin këtë lëvizje si mënyrë e veçantë e sjelljes së këtij ose atij personi të njohur të këtyre grupeve, pra e pëlqejnë e nuk e pëlqejnë në bazë të pëlqimeve dhe mospëlqimeve të tyre për individ të veçantë që e përfaqësojnë këtë lëvizje.Këtu fus dhe ata persona të cilët për shkak të besnikërisë drejtpërdrejt ose tërthoras ndaj partisë së tyre që rrezikohen të shpronësohen nga kjo lëvizje kanë një shkak natyror të pakënaqësisë kundër kësaj lëvizje, e për këtë arsye nuk janë në gjendje të shohin në verbërinë e urrejtjes, asgjë të mirë në të. Këta e shohin këtë lëvizje si veprim e ndjenjë, por ende jo si mendim, të cilët pra, kanë një intuitë, por jo kuptimin e dobishmërinë e saj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje