VKM/ Shqipëria merr 302 mln dollarë hua nga SHBA për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake

19 Qershor 2026, 19:11Politika TEMA
VKM/ Shqipëria merr 302 mln dollarë hua nga SHBA për blerjen e

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrjen e një huaje prej 302 milionë dollarësh amerikanë nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak.

Kjo shumë parash, do të investohet në blerjen e mjeteve apo pajisjeve ushtarake po në Amerikë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS DIREKTE,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA  E BASHKËPUNIMIT PËR SIGURINË E MBROJTJES (DSCA),  NË KUADËR TË FINANCIMIT TË JASHTËM USHTARAK (FMF)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

9 Komente

  1. F
    Flamengo e PD

    Kush do ti paguaj o Edoooooooo?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hu

      Merr hua se leket e buxhetit i vejdh balluku me ramen

      Përgjigjjuni
      1. F
        Five company

        I dashur epoka japoneze Edo ka shekuj qe eshte Finnish. Kjo skuadrilje quhet Toge e Therr ...

        Përgjigjjuni
      2. E
        Edhe kētē verē pērsēri me ti

        I heq qytetarēt nga puna e krahut nē sektorin publik dhe privat, nuk do i pērdor njeri kēta armē kur tē vijē koha, pasi na kanē mohuar tē drejtēn kushtetuese nē kohē paqe.

        Përgjigjjuni
        1. a
          aleksander

          akoma se kane kuptuar shqipot qe iku koha e tankeve dhe makinave te blinduara, nje dron i vogel disa 100 euro , shkateron nje tank disa miliona euro, prandaj shqiperia duhet te investoje ne industrine e droneve

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po Shkërdheni çfarë thotë?

            Ndryshe Amerika shton fitimet,Shqipëria shton borxhin! Kishim armë edhe për 100 vitet e ardhshme! Po ç'e do?! Shkërdheni duhet me domosdo të bëhej milioner!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dembabadem

              Kina na i jepte falas.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erich

                Me 300 milione kishe ndertu 3 megacentarle fotovoltaike per interes te publikut dhe keto ne 7- vje e shlyenin veten dhe do te kishe centalin plus 300 milion dollare qe me siguri do ti investoje edhe ato ne nje drejtim tjeter, kuptohet Ti e ke mendjen tek Palmat dhe Padeli, s merr vesh ti nga ekonomia, kohen e lire merresh me poceri dhe zhkaravina

                Përgjigjjuni
                1. Hakiu

                  Aq keni vjedhe me disa investime fiktive.Vjedhe buxhetin e shtetit,e andej blej me kredi,ndoshta edhe keto i keni donacion po para popullit i paraqitni si blerje me kredi.Jam per forcimin e ushtris,por koorupcioni po ngulfat Shqipnin.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje