“Me sjelljen e një skllavi pa dinjitet, Berisha u përpoq ta shiste si mbrojtje të Familjes Trump, por shumë shpejt doli e vërteta: sheshi i protestës nuk është as kundër Familjes Trump dhe as kundër investimeve të huaja. Ai është drejtpërdrejt kundër Ramës dhe Berishës”, thotë ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për Tema, ai flet për protestën dhe raportin e opozitës me këtë aktivizim qytetar. Për Alibeajn, thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” është mesazhi më kuptimplotë i kësaj lëvizjeje dhe slogani që brohoritet me më shumë entuziazëm nga sheshi i mbushur me protestues. Megjithatë, thotë ai, Berisha gjen kurajën dhe del një ditë të bukur për të deklaruar mbështetje për protestën.
Sipas Alibeajt, kjo protestë i ka marrë Berishës trofeun e fundit që i kishte mbetur: sheshin. “Imagjinoni pas këtij mobilizimi mbarëqytetar kundër dyshes Rama-Berisha. A do të mundet Berisha të organizojë më foltoret apo protestat e tij? Ky është problemi i madh për të, sepse ka humbur të vetmin trofe që i kishte mbetur, protestën”, shprehet ai.
Ish-deputeti demokrat ndalet edhe te zhvillimet e fundit në kampin opozitar, ku një deputete e re si Marjana Koçeku ka guxuar t’i dalë përballë partisë së saj dhe të qëndrojë në krah të protestës. Ai flet për kërcënimet e botës së krimit ndaj saj, por edhe për domosdoshmërinë që SPAK të nisë hetimet edhe në mungesë të një kallëzimi formal nga deputetja.
Alibeaj flet me trishtim për një “neomalësor/e” të munguar në anën tjetër, Partinë Demokratike. Duke ritheksuar se në oborrin e Berishës nuk mund të mbijë asnjë filiz politik, ai argumenton se PD ka mbetur pronë e një individi dhe se protesta qytetare e ka nxjerrë plotësisht jashtë loje.
Alibeaj ndalet edhe te statusi “non grata” i Berishës dhe familjes së tij. Në festën e Pavarësisë, organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, mungesa e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, sipas tij, është një tregues se situata nuk ka ndryshuar. “Non grata e tij dhe e familjes vazhdon të jetë e varur në murin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Një leje për të shkuar në SHBA nuk do të thotë se nuk je më i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Alibeaj.
Në intervistë ai flet gjithashtu për etiketimet politike që i janë bërë ndër vite, nga akuzat se ka dëmtuar demokracinë deri te pretendimet për korrupsion ndaj tij dhe familjarëve të tij.
ky gjeja, qe eshte me legen se berisha, duket sikur do me thene qe sheshi s'i perket berishes por leshkove si ky dhe "o burra e njerez votoni alibajgen"
O birbo. Ti nuk vlen as sa thoi i kembes se Berishes.