Muli nis hetimin për ata që e kërcënuan tek SHQUP

19 Qershor 2026, 18:53Antena TEMA

Dje Mulit i ndodhi një e papritur. Turma e protestës ndaloi para SHQUP-it dhe filloi të hidhte parrulla kundër Doktorit dhe Mulit. Disa bërtisnin “opozitë e shitur”, të tjerët “jashtë të korruptuarit” etj.

Mulit për një moment i iku truri dhe ishte gati të dilte të rrihej me ta, por e ndali Lelo.

– Mos u nxeh, i tha. Ndoshta e dinë akoma që është Luli në parti dhe hedhin parrullat tona të 2022.

– Nuk besoj, tha Muli. E di i madh e i vogël që Lulin e zbuam. Si dyshojnë tek Doktori ata që është i shitur?

– E kanë shpikur që të justifikojnë protestën para nesh, i tha Lelo. Mos bjer në kurthin e tyre. Mos i sqaro.

– Duhet t’i gjejmë kush janë, tha Muli. Ne në shesh kemi çuar gjithë deputetët, si nuk u bërtasin atyre por vijnë tek ne?

– Kjo është pak e dyshimtë, tha Lelo. Belua rri mes tyre e e përshëndesin, Tabaku po ashtu, Gaz Bardhi po ashtu. Dhe shumë të tjerë. Pse nuk ua thonë atyre këtë, po vijnë këtu? Ka një hile këtu.

– Atë dyshoj dhe unë, tha Muli. Ka shumë shanse që këta tanët u kanë thënë: shkoni tek selia, shani Mulin dhe Doktorin se s’kanë bythë vetë.

– Kjo duhet hetuar, tha Lelo, por me qetësi. Nuk duhet të prodhojmë lajm që rrihemi me ta, se atë duan. Duhet t’i injorojmë dhe t’i hetojmë. Nëse e kanë bërë këta tanët, pastaj duhen marrë masa.

1 Komente

  1. A
    Arti

    Asgje per t'u çuditur nga partia PeDe. :)

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje