“Pirro diskutonte me Zeqinenë, ai i bujqësisë gati të mbrohej nga furia”, satira e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

19 Qershor 2026, 19:48Blog TEMA
“Pirro diskutonte me Zeqinenë, ai i bujqësisë gati të

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikani behet trim- Kronika çon haken tek i zoti!

Ka nja dy muaj që autori i “Kronikes” mendon që me hije do i kishte kërraba në ndonjë stan, ku t’ju gëzohej shelegeve në brinjë, sesa pendes për të rrëfyer davatë e parlamentarizmes! Mbase ftonte  edhe Dilo Nasufnë me një fyell e bridhnin  nder male si levender!

Ndonjë edhe brenda partisë ja sheh me sy të shtrembër këto trimërira e avaze dhe, fap, rend tek Kryezevendes Lideri Flamur, që për fat e ka zemrën e gjerë e qortimet ja bën të sojshme!

Pasi zgjidhi këtë dilemë me veten, kronikani ju vu punës për të hequr ndryshkun në këto ditë qameti!

Ai shkoi herët të enjten që me sabah, u ul në qoshe të mejhanes së Kuvendit me shpinë nga dera, që mos t’i ulej kush në tavolinë, po nuk pat fat; në fund të hesapit, buzëvarur, humbi edhe qetësinë edhe ca lekë, se pagoi 7-8 kafe të shoqëruara me ujë pa e patur aspak në plan. I murretyer u ngrit! Mallkoi eterit e Kombit !

Kronika kësaj here, sa të marrë veten nga mungesa e gjatë, do të ushtrohet vetëm në portretizime!

Në portale shfaqej Ditmari, i cili kishte krypur mend për punët e kombit siç ja lyp sëra, duke qortuar Babon për autoritarizmë, haqe për të larë , korrupsion e me the e të thashë; madje ndante ajkën nga hirra tani që protesta është harlisur! Më në fund, qerratai doli në mejdan, duke lënë mënjanë metaforat që nuk ua gjeje kuptimin, edhe po të bëje çilizëm me lopatë për nja 7 vjet !

Tezja po e lexonte fshehurazi dhe mrrylej e shpërndante lajmin me shënime sibiline, që ngado të marrë situata, të ishte në rregull edhe pro Babos edhe kundër tij! Ditmarit i kishte çuar sms pergezimi, ministrave u thoshte sa i poshter Dritua!

Ervin Hoxha kishte seriozitetin dhe bezdisjen e një maçoku që i flihej gjumë! Ulësia reflektonte një hallakatje prej harabeli të lënë pas nga kopeja!

Gonxhe, pasi ishte ngjeshur me paçe e pilaf, lëshonte gromesima me taft hudhre e ufuthe, sa një gardisti desh i ra livani! Ai i bujqësisë vinte një dosje që të mbrohej nga ajo furi, mbi të cilën copa plenci si inxhi shkëlqenin! Gonxhe i kishte rrefyer dy sekrete , e para që është nepsqar dhe jeton veç per të marrë e per të ngrëne dhe e dyta që gjithe jeten kishte lexuar e rilexuar nje liber “receta gatimi per 365 ditë”! Qafiri !

Sofjan lozonjari ka kohë që mungon; thonë i është futur punës si evlaja s….!

Pirro Dengu, i cili ende s’e kupton dhe habitet si Shqipëria mbahet pa të ministër, diskutonte me Zeniqenë për rrymat e reja të mendimit filozofik! Damua, si bashkëkohës e dëshmitar, i ndiqte me admirim! Erdhi kjo dite hapi derën psherëtinte!

Sypetrit Malaj e kaloi seancën si zotëri; as kësaj here nuk e sikletosën duke i thënë tuaf apo leshko. Aty nga fundi kishte marazin e atij që i kanë lëpirë fetën e bukës me gjalpë!

Delina i jepte zemër, he se kaloi ja hodhe edhe sot!

Blendi Klosi në këto kohë të vështira po përpiqet t’i ngjajë Taos: të duket i dobishëm e punëmbaruar, të heqë afishe antibabo nëpër xhama, të thotë gjëra të hukubetshme në televizione, të bëjë të fortin; por Tao i përsërit : thellohu, thellohu, ke ende për të bërë! Enea Laraska dukej si një zonjë nikoqire që shënon harxhet! Erjon Braçe ka një shikim prej hithre me të gjithë !

Priten lëvizje në qeveri! Kjo Albana Koçia e ka mërzitur Babon; thonë që jo vetëm s’ka firmosur, qekur e rriti ne grade po ka hapur namin që s’e kam ndërmend ta bëj as në të ardhmen, e ay po gatit Etilden, ndonëse në Komisionin e Venecias do ju thahet syri e xhani për të, se sapo vuri këmbë! Lameqyqja nuk degjon te vije me ne Kuvend, qan e lebetitet, me merret goja thote, me leshojne kembet, nuk mundem, nuk me behet!

Toni, sa është rehatuar si vezir, jelekun me sumbulla po e po, por s’i ka punët mirë, se kohët e fundit Babua ka thirrur Erjon Malajn për ca konsultime në Kryeministri dhe, teksa e ka përcjellë në dalje të kopshit të Edenit, i kishte thënë: shko bli nja dy kostume të reja, t’i kesh; dhe ai firauni me vrap te Pjetër Kardeni!

Bledion Nallbaja nuk shihet prej kohësh; është dorëzuar eremit! Një udhëtar e kishte parë në një zabel mbi Devoll dhe aty kishte marrë amanetin e fundit; Karma e Mamices po ze Babon dhe po merr dhene. Dite qoftelargu po vine! Nuk duam Shqipërinë me katër vilajete, por Mamicen krejt për vete,dhe ishte larguar nëpër mjegull si Ago Ymeri!

Saimir Koreshi, kohët e fundit, po ushtrohet si solist dhe herë pas here, kur ndezullohet nga qejfi, ja kërcet për egon  e tij prej lushnjari trim: “Babooo, jeppeeee dorëheqjen, Baboooo jepe dorëheqjen”, nën shikim lotonjës të Kiduinës, e cila u lind dhe u rrit në epokën e Babos dhe çdo realitet tjetër i duket sterre si ferri!

Buçkua është dobësuar dhe lehtësuar me 20 kg; tanimë ai është ish-buçkoja dhe i jep gjithkohës Ogit leksione shëndeti dhe diete, duke e qortuar që ushqehet shëndetshëm dhe me fruta stine!

Termeja është bërë gjithnjë e me i heshtur duke pritur shikimin e Babos te hequr padrejtesisht nga intrigat e Tezes! Babua duhet ti ktheje sevdane e mohuar Termesë!

Jorushi i Tabakeve, e ardhur nga Strasburgu, qytet të cilit i mori dritën pas një suksesi të madh diplomatik, ku shkundi gjithë Europën si profeti mbretin për dertet e vatanit, kërkonte fjalën që llafi i saj të përcillej aty; po Niko u tregua zemërgurë. Me gjasë e kishte mendjen te serenatat e një nate më parë që kishte kënduar në sokak!

Gaz Bardhit shëndet t’i thoje, plaç ta kthente; ishte i zymtë si zog dreqit, turfullonte sa as melodia që vërshëllente Ennua nga pas nuk i bënte fajde! As indiferenca e Ivit dhe përkujdesjet e Eldes! Shkoi e coptoi Festimin e ngratë, e nxorri nga binarët të ziun, sa atij i ikën pëllumbat e lëshonte sharje e llafe përçart; s’e di i ngrati ç’tastierë i ka rënë, do ja dëgjojë muzikën! Më dhimbsët!

Kronikani vetë disa herë defteu kurajo e shpirt sakrifice, duke dalë aty ku beteja ndizet dhe duke mallkuar Nikon, që përvetësoi procedurën e që na qeraste me pushime derisa të vinte Babua e të bënte 84! Nga e vona, Kostaqi i zbehtë, i bërë dyll, ja kishte behut në dyert e “Kronikes”! “Hajer!” i thanë. “Desha, rashë shahit sot,” tha, “doja të hidhesha nga llozha si Vojo Kushi mbi tank e t’u hiqja çdo mundësi atyre të ‘mundësisë’, që mos i cingëronin veshët Babos me parulla të liga, po kaloi aty pari dallamanga Genc Gjonçaj e më mbajti! Çudi,” mendova, “mos po e shitojnë e i ndukin mjekrën, po vetëm ja krehën.”

E dyta rrëfeu: populli përqafoi Ardit Bidon dhe e këshilluan me fjalë të ëmbla sherbet që mos të bëhej tahmafqar kundër tij.

Top Channel

5 Komente

  1. S
    Sass

    How doli gaztori i organizates kriminal,nje bythqir i pabese qe mori mandatin me Lul Bashen dhe u betua se nese Non grata ngelet kryetar organizat u largohem nga politika. Profesori qe mjere ata studente qe kap ne dore ky hajdut me fytyre te kuqe

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pe e lexuar.

      Je ndyresia e Kuvendit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Angjelin

        Edhe ty te kishim manget o lashe gjeli. Ik ore njeri i lig se ma shpif kur te shoh. As nuk i lexoj fare zhgarravinat tua. O Mero djali, nuk dua ta besoj se i poston zhgarravinat e ktij zvarranikut por te plotesuar boshllekun nderkohe ke me qindra qytetar qe mund te shkruanin me bukur dhe per gjera ma te rendesishme!

        Përgjigjjuni
        1. b
          brunilda

          si do qe te jen te gjith keta qe ke qesendisut ti malok jan shum here me larte me me dinjitet se ty ,po duket se dinjiteti per ty nuk vlen mjafton te zesh nje karike dhe te ulesh koken posht menderes se udheheqesit tend shpirteror sali ,nuk harojn njerzit betimin qe bere ne se saliu rinte ne poltik ,te duket vetja shum lart duke shfrytezur nje sarkazem po prap ngelesh letyre

          Përgjigjjuni
          1. z
            zani

            ky koqja e di veten te zgjuar

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje