Muli heton se kush e thotë me shpirt: “Berisha në burg” nga demokratët

16 Qershor 2026, 20:18Antena TEMA

Lajmet se ka sherre për udhëheqjen e protestive e gëzuan Mulin. Kjo është një mënyrë e mirë për të pasur dhe ne grupin tonë, i tha Lelos.

-Problemi është më i gjerë se kaq, i tha Lelo. Puna është se ne kemi disa grupe aty, por dhe grupet tona janë në sherr me njëri-tjetrin. Grupi i Zenit është në sherr me grupin e Gitës, grupi i Belos është në sherr me grupin e Alimehmetit, grupi i Gones është në sherr me grupin e Tikut, grupi i Qorrit është në sherr me gjithë grupet tona. Ndaj duhet kujdes.

-Po çfarë të bëjmë? i tha Muli.

-Një herë gjithë grupet tona duhet t'i bashkojmë në një grup dhe të kenë përballë vetëm një armik, grupin e Qorrit.

-Puna është se ata thërrasin “Berisha në burg” dhe acarohen këta tanët.

-Jo, jo, tha Lelo. U ka dhënë leje Doktori të bërtasin dhe këta “Berisha në burg”. Nuk është problem. Rëndësi ka të ikë Rama, pastaj ua tregon Doktori burgun atyre.

-Megjithatë duhet parë, tha Muli, se kush nga këta e thotë me zor dhe kush e thotë me qejf “Berisha në burg”. Se kam vënë re që këta të Belos e thonë me shumë qejf, edhe pse bëjnë sikur e thonë nga zori.

-Kjo është çështje tjetër, tha Lelo. Do ta shikojmë në një fazë të dytë. Tani ka rëndësi të mos kuptohen që janë tanët aty brenda. Duhet të ruajmë unitetin deri në arritjen e qëllimit.

-Dakord, dakord, tha Muli, por dhe demokratët njerëz janë. Nuk mund t'i poshtërojmë kaq shumë vetëm se kemi frikë nga Qorri. Javën e parë i vumë të gjithë të shanin protestën, me mua në krye. Tani i vëmë të mbrojnë protestën e të hedhin parrullat kundër Doktorit. Kanë dhe ata pak dinjitet.

Lini një Përgjigje