Muli sot fluturonte nga gëzimi. Doktori më në fund dha leje të shkohej në protestë, madje të pushtohej tribuna ku do promovoheshin liderët e rinj të PD-së, që do merreshin nga shoqëria civile.
Muli thirri Lelon dhe i kërkoi të bëjë një plan pune si ta realizojnë direktivën.
– S’ka problem – tha Lelo – por duhet të shmangim liderë nga Kukësi dhe Tropoja, se flasin me “q” në vend të “ç” dhe kuptohet që janë tanët.
– Po ne andej i kemi shumicën – tha Muli. – Do me na lënë pa gjë.
– Epo kuptohet që janë tanët pastaj – tha Lelo – dhe u heqin mikrofonin.
– Dakord – tha Muli.
– Edhe diçka tjetër. Sorosi ka hedhur lekë në protestë. Duhet të shmangim sulmet ndaj Sorosit.
– Atë e zgjidhim me Altin Goxhajn – tha Muli. – Bëjmë sikur e shajmë sa për sy e faqe.
– Një gjë tjetër që ka rëndësi është të mos jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së – i tha Lelo.
– Çfarë thua mo? – tha Muli. – Po ne e bëmë këshillin 500 vetë dhe më shumë kemi Këshill Kombëtar se sa anëtarë. Ku të gjej liderë jashtë Këshillit Kombëtar?
– Atëherë shikojmë njëherë – tha Lelo. – Po na pëlqeu ndonjë që flet, e marrim. Deri atëherë nxjerrim njerëzit tanë në protestë të mbajnë parullën “Rama në burg”, që të harrohet ajo e Doktorit.
– Dakord – tha Muli.
Lini një Përgjigje