900 telefonatat e Nexhmies dhe Ramizit me Parisin, me cilët fliste e veja e diktatorit

6 Qershor 2026, 09:40Dossier TEMA
900 telefonatat e Nexhmies dhe Ramizit me Parisin, me cilët fliste e veja e

Shpenzimet e luksit të anëtarëve të udhëheqjes komuniste ishin objekt i një hetimi parlamentar në vitin 1991, në parlamentin e parë pluralist pas zgjedhjeve të 31 marsit. Një komision i posaçëm nga Kontrolli i Shtetit, siç quhej atëherë, dhe nga një komision i posaçëm parlamentar do të sillnin statistika të shpenzimeve të mëdha të familjeve të udhëheqjes komuniste, ndër më kryesoret familja e diktatorit Enver Hoxha dhe e pasuesit të tij Ramiz Alia. Një hetim disa javor i të dhënave të Drejtorisë së Pritjes Qeveritare zbuloi për shqiptarët miliona dollarë shpenzime luksi, ndër të cilat edhe telefonatat me jashtë vendit. Çfarë bie në sy janë telefonatat e të vesë së diktatorit Enver Hoxha me Parisin, 441 të tilla vetëm brenda një viti. Ngjashëm me të, edhe familja e Ramiz Alisë kishte kryer 481 telefonata me Parisin ndhe kryeqytete të tjera të perendimit. Ndërsa raporti flet për shifrat e shpenzimeve të këtyre telefonatave, interesante do të kishte qenë të kuptohej se me cilët fliste Nexhmije Hoxha dhe me cilët fliste Ramiz Alia. Cilat ishin arsyet e telefonatave dhe temat e bisedave. Ndërkohë, tema sjell pjesë nga raporti i komisionit hetimor për shpenzimet e familjeve të bllokut me shifra abuzimesh dhe të dhëna interesante. Siç dihet, ish-udhëheqja komuniste u dënua me burg pikërisht për këto shpenzime, të cilat ishin qesharake në raport me shifrat e vrasjeve, burgosjeve dhe internimeve të mijëra shqiptarëve në 45 vjet. Kështu vendosi elita e re që na erdhi nga komunizmi dhe kështu mbeti edhe sot, krimet pa ndëshkim dhe propaganda me disa kg kafe, mish apo telefonata të papaguara nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia apo anëtarë të tjerë të bllokut komunist.

Pjesë nga raporti

“Drejtoria e Pritjes ka përballuar shpenzime të konsiderueshme telefonike me jashtë shtetit të familjes Alia, Hoxha, të Haxhi Lleshit e Spiro Kolekës. Për të tjerët shpenzimet telefonike janë përballuar nga Komiteti Qendror, dikasteret përkatëse dhe Këshilli i Ministrave. Për 19 numrat telefonikë të familjes së Nexhmije Hoxhës për 3 vjetët e fundit shuma arrin në 553 mijë lekë, për familjen Alia në 456 mijë lekë, në familjen e Spiro Kolekës 101 mijë lekë, në të Haxhi Lleshit 58 mijë lekë, të Llambi Gegpriftit 56 mijë lekë, të Rita Markos 46 mijë lekë, të Themije Thomait vetëm për vitin 1989 9 mijë lekë. Në total, pa përfshirë shpenzimet e mbuluara nga Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave, kapin shumën 1,3 milionë lekë, ose 186 mijë dollarë USA. Kështu, familja Hoxha vetëm për vitin 1989 ka biseduar 441 herë me Parisin, duke shpërdoruar në këtë mënyrë 195 mijë lekë, 210 herë me Vjenën, duke shpërdoruar 98 mijë lekë, 188 herë me Romën, 38 herë me Milanon e me radhë: me Ankaranë, Budapestin, Palermon, Berlinin, Stokholmin etj. Të tërheq vëmendjen edhe fakti që janë bërë deri në dy-tre bisedime në ditë me të njëjtin vend, madje në disa raste bisedat kanë zgjatur mbi një orë.

Familja Alia, po për vitin 1989, ka shpenzuar për biseda telefonike 251 mijë lekë, duke biseduar 481 herë me Parisin, me Romën, Vjenën, Gjenevën, Budapestin, Ankaranë, Torinon, Milanon e me radhë.

Në shifra tepër të mëdha janë edhe shpenzimet telefonike të papaguara të familjeve të tjera. Meqë shpenzimet telefonike përballoheshin nga shteti, këto familje kanë abuzuar me ndërgjegje duke hyrë në lidhje për nevojat e tyre vetjake me të tëra qytetet kryesore të Europës. Prandaj të 1,3 milionë lekët konsiderohen shpërdorime dhe përfitime të padrejta të tyre”.

3 Komente

  1. K
    Kështue ndodhë

    Kurë psedo kumunistat denonë komunista, kjo ndodhë . Në vend që Nexhmie Hoxha, të denohët, për vrasje dhe krime kunder njerzit, dhe të denohet me burg të përjetshëm deri në ditën që të ndahet nga jeta, keta e denue kotë veç sa për sy e façë, për propagandë. Islamiket dhe komunista janë kancer për mbarë njerzim ku do mbi tokë.

    Përgjigjjuni
    1. a
      andi i persekutuari bllokut

      Nje pjese e telefonatave ishin me komunistin me te dhjere shpellare sali kur rrinte me kolopucin andi bushati e i fshinte bycen

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klinsman

        Po pra, ndërkohë që flisnin pinë edhe nja 500 litra kafe turke. Ky hetimi kuvendor për këtë do të mbahet mend.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje