Nga Harry Bajraktari
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare.
Përkundrazi, ne duhet të bëjmë çmos që të kemi investime amerikane jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.
Investimi i planifikuar nga vajza e Presidentit amerikan, Ivanka Trump, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, në Ishullin e Sazanit, është një investim shumë i qëlluar që do të sjellë zhvillim ekonomik, do të nxisë edhe investitorë të tjerë që të investojnë në trojet shqiptare, do të krijojë vende të reja pune, do të hapë mundësi të reja për rininë tonë, si dhe do të ndikojë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për mbarë shqiptarët në Ballkan. Aty do të vijnë turistë nga e gjithë bota, personalitete të rëndësishme, njerëz të fuqishëm e me ndikim. Ky investim e vendos Shqipërinë në hartën e zhvillimit dhe turizmit global.
Këto nuk janë investime nga Rusia apo Kina. Këto janë investime amerikane, nga vendi që ka qenë mbështetësi më i madh i lirisë, demokracisë dhe sigurisë së shqiptarëve dhe miku më i madh i popullit tonë. Për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar pranë popullit shqiptar në momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Sa më të forta të jenë lidhjet ekonomike me Amerikën, aq më e fortë do të jetë miqësia mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.
Unë jam për mbrojtjen e mjedisit, por ruajtja e natyrës dhe investimet serioze amerikane nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Ne mund t’i bëjmë të dyja.
Për pesëdhjetë vjet, izolimi i Shqipërisë nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës nuk i solli asnjë të mirë popullit shqiptar. E ardhmja jonë nuk është izolimi. E ardhmja jonë është hapja dhe bashkëpunimi me botën demokratike, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komuniteti shqiptaro-amerikan angazhohet çdo ditë për të forcuar urat midis shqiptarëve dhe Amerikës dhe punon vazhdimisht për të sjellë investitorë amerikanë në trojet shqiptare. Si rezultat i këtij angazhimi, vetëm para pak ditësh, në Prishtinë kishim Konferencën e Investitorëve Amerikanë.
Uroj që investimi i familjes Trump dhe Kushner në Shqipëri të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të ri të investimeve amerikane në trojet shqiptare.
Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe popullin shqiptar!
Shqiptareve dhe u “ha dhe u dhemb” edhe duan investime nga kapitali i madhe Amerikan apo Evropian, edhd pastaj kur ai afrohet “jo ,jo nuk e duam” ha ha zdin cfare duan te shkretet..
Investimet Amerikane me Shqiperi forcojne sigurine e vendit tone te vogel.Jemi vend i vogel pa vella i rrethuar nga sllavet te cilet jane vllezer dhe ndihmojne njeri tjetrin prandaj duhet te perkrahim ato investime me cdo kusht e cmim edhe per arsye gjeopolitike
O xhaxhi kurbertlliu, ka edhe në Amerikë sufllaqe?
Habi e madhe për top chanels me kanalin top news ku i ftuar një protestues Xhemollari dhe 2 të ftuarit në studio nga PD , një farë Kopliku dhe ish polici që ka duart me gjak Shemsi Prenci. Dy përfaqësuesit e PD nuk e linin të fliste Xhemollarin dhe morën në dorë drejtimin e emisionit të koktulit Xhoi Malsia. Ky moderator thërret vazhdimisht në studio kriminelin Shemsi Prenci i cili mban përgjegjësi për djegjen e komisiariatit të Elbasanit në vitin 1997 sipas porosisë që i dha Berisha. Ky kriminel ftohet rregullisht në topchanel ku vjell vrer papushim kundër qeverisë e Ramës duke shtërnguar nofullat e me një mimikë urrejtje në fytyrën e tij prej krimineli. Nqse top chanel do të vazhdojë ta thërrasë në studio vrasësin SHEMSI PRENCI atëhere do të meritojë epitetin që i ka vënë dikur Berisha… Top qenef.
Po ne Greqi pse ka investime Amerikane Gjermane Franceze etj ne turizem a thua atje nuk demtohet mjedisi po n Turqi qe ka investime ne turizem nga shume shtete deri dhe nga Rusia ku nuk ka ngelur breg deti pa investime turistike.Pse ne duhet ti leme keneta e pyje?
Është e vërtetë që pak nga pak top qenefi po mbushtet me moderatorë berishianë, ku spikatin më shumë Grida Duma dhe Xhoi Malsia.
Mire ke ti zotni po kemi tre pengesa te medhaja, Ilir Vrenozin,Sazan Gurin dhe qershija mbi torte patriotin MARIN. MEMA.
Mire e ke o zoteri, por ne shqipni ka dhe maskarej e te shitun qe jane kundra atyre mendimeve tuaja. Po na dalin edhe Tarifa me Thanajt te pa kenaqun se nuk u bjen gja nga ai investim ne xhepin e tyre.
Investment amerikane nuk I do Kurti,Vrenozi Qorri,Shehaj dhe Llap llapaqeni.
Nuk po luftohet kundër investimeve. por kundër shitjes copë pas cope të Atdheut. Kush nuk e kupton këtë është ose budalla ose maskara. Po protestohet ndaj mënyrave se si Rama merr vendime që i takojnë gjithë shqiptarëve, pa pyetur kënd! Po protestohet kundër kësaj politike ekonomike që pasuron një pakicë dhe varfëron shumicën. Po protestohet kundër privatizimeve të burimeve natyrore që i takojnë gjithë një populli, siç është nafta, kromi, bakri, uji i pijshëm, toka etj etj.