Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se Bashkimi Europian duhet të tregojë se është i gatshëm për zgjerim, duke pranuar se vonesat e viteve të fundit nuk janë përgjegjësi vetëm e vendeve kandidate.
“Kjo pjesë e Europës është pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen dhe nëse nuk kemi pranuar asnjë vend të ri për 13 vjet, mund të themi se BE-ja ka bërë edhe gabimet e veta”, u shpreh Merz para gazetarëve.
Ai tha se zgjerimi europian është vonuar prej vitesh dhe se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.
Sipas tij, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një propozim konkret për hapat e ardhshëm që duhet të ndjekin vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit.
“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por këto detyra janë të arritshme dhe duam të shohim përparim të shpejtë në këtë proces, veçanërisht me Malin e Zi”, tha Merz.
Po ca gabime flet o kancelar. Mos u bej kaq modest dhe perulur se gabimet i bejne ata si rama. Qe vjedhin, korruptojne, manipulojne, shantazhojne, sajojne te paqena. Shpopullojne vendin e tyre, masakrojne mejdisin, pyje male e dete vetem per para e pushtet.