Konfirmohet takimi, lideri kinez shkon në Korenë e Veriut në vizitën e rrallë

5 Qershor 2026, 12:00Bota TEMA
Konfirmohet takimi, lideri kinez shkon në Korenë e Veriut në

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut me ftesë të liderit Kim Jong Un, duke shënuar udhëtimin e tij të parë në Phenian pas gati shtatë vitesh.

Vizita do të zhvillohet më 8 dhe 9 qershor dhe vjen pak javë pasi Xi priti në Pekin presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Kina mbetet aleati kryesor politik dhe ekonomik i Koresë së Veriut, e cila përballet me sanksione të ashpra ndërkombëtare për programin e saj bërthamor. Analistët besojnë se Kim Jong Un do të kërkojë forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Pekinin, rritjen e tregtisë dhe më shumë turistë kinezë.

Vizita zhvillohet gjithashtu në një kohë kur Pheniani po thellon lidhjet me Rusinë dhe vazhdon të refuzojë çdo afrim me Korenë e Jugut.

Një ditë më parë, diktatori vizitoi një central bërthamor dhe urdhëroi vendin që të rrisë prodhimin e komponentëve atomikë si dhe të bombave bërthamore.

2 Komente

  1. D
    Detari

    Kur u be diktator presidenti i Kines??

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentuesi

      DIKTATOR ,ESHTE FJALA PER KIM JONG .TE KORESE SE VERIUT

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje