Putin i quan “marrëzi” pretendimet se Rusia mund të sulmojë NATO-n

5 Qershor 2026, 07:44Bota TEMA
Putin i quan “marrëzi” pretendimet se Rusia mund të

Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë  paralajmërimet perëndimore se Rusia mund të përbëjë kërcënim për vendet e NATO-s ose të ndërmarrë një sulm ndaj aleancës, duke i cilësuar këto pretendime si “marrëzi”.

Gjatë një takimi me përfaqësues të agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, në kuadër të St. Petersburg International Economic Forum”, presidenti Putin tha se këto pretendime nuk janë thjesht të pabaza, por përbëjnë një provokim të qëllimshëm.

“Për mendimin tim, kjo nuk është vetëm marrëzi, është një provokim i qëllimshëm”, deklaroi ai.

Lideri rus akuzoi qeveritë perëndimore se po krijojnë qëllimisht një narrativë kërcënimi që, sipas tij, “nuk ekziston fare në realitet”. Ai argumentoi se qëllimi i kësaj retorike është të bindë qytetarët e vendeve perëndimore të pranojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

Putin tha gjithashtu se habitet që disa njerëz në Evropë besojnë këto paralajmërime.

“Do të ishte qesharake, po të mos ishte kaq e trishtueshme. Kushdo që mendon se Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s duhet të pyesë veten: Për çfarë arsyeje?” u shpreh ai.

Megjithatë, deklaratat e Putinit se Rusia nuk ka plane për të sulmuar territorin e NATO-s janë pritur me skepticizëm në Perëndim.

2 Komente

  1. p
    prova

    Spijuni Putin asnjehete si ka trgu kembet, po disa here ka kercenu Europen me armet berthamore. As per ukrahinen nuk tha se do e sulmoje, po disa here e kundershtoj, deri sa u fut mrenda me qindra mijera ushtare. Rusi asnjehere nuk ka pas bese, jane te pa durushem ne alkol e ne grabitje. Por grate i kan kurva te mira.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Demagoget e perendimit menduan se Rusia nuk doti zbuloj veprimet e tyre me dy standarde nga njera ane furnizojn Ukrainen me xhdo gje per ta dobesuar Rusine dhe nga ana tjeter thuan se Rusia nuk don paqe dhe dota sulmoj Naton Abdurde kur e dine se Rusia nuk eshte ne gjengje ta bej kete por ky qellim i perendimit eshte vetem ta shtine popullin te besoj se Rusia dote sulmoj nji vend te Natos Idioten.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje