Mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në Korçë, i jep sot lamtumira e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli

5 Qershor 2026, 08:25Kronika TEMA
Mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, nga ora 10:00 deri në 12:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do të mblidhen për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.

Figura e tij do të kujtohet si simbol i përkushtimit, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj vendit, ndërsa sakrifica e bërë në krye të detyrës mbetet një akt i lartë atdhedashurie.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli.
Lavdi veprës dhe sakrificës së tij në shërbim të Shqipërisë

Efektivi i policisë, Enea Mekolli u vra gjatë një operacioni policor që po zhvillohej në Korçë për kapjen e një të shumë kërkuari Violand Braçellari, i cili gjatë këtij aksioni ka hapur zjarr menjëherë drejt policisë, duke shkaktuar një të vrarë dhe një të plagosur.

1 Komente

  1. X
    X

    Lavdi heroit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje