Trafik droge dhe pastrim parash, në pranga gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor 2026, 09:50Kronika TEMA
Trafik droge dhe pastrim parash, në pranga gjashtë të

Gjatë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për narkotikë janë vënë në pranga në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Nga informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, pritet të ekstradohen sot nga Dubai, shtetasit:

Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;

Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj;

Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;

Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale.

6 shtetasit ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen sot, në Shqipëri, shtetasit:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Lini një Përgjigje