Evakuohen banorët e një pallati në zonën e Currilave në Durrës, pas rrëshqitjes së një masivi të madh dheu nga Kodër Currila. Shkak për situatën është bërë erozioni i tokës dhe reshjet e ditëve të fundit, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e terrenit.
Zona është rrethuar nga policia për arsye sigurie, ndërsa autoritetet po vlerësojnë rrezikun që paraqet rrëshqitja e dherave për banesat pranë.Kodër Currila ka qenë prej vitesh një zonë problematike për shkak të erozionit. Edhe pse janë realizuar disa ndërhyrje dhe investime rehabilituese, problemi nuk ka gjetur ende një zgjidhje përfundimtare. Banorët e prekur kërkojnë mbështetje dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e tyre dhe të familjeve që jetojnë në këtë zonë.
Mbaj mend asokohe kur isha me miqtë e mi durrsakë dhe pashë këto projekte rrethuar nga kodra sudo-argjile dhe vura duart në kokë. Mbaj mend që retorika ishte kundra meje sepse nuk isha as topograf, as inxhinier. Sigurisht që nuk jam as njëri as tjetri, por kam sy në ballë. Tani këta njerëz do akuzojnë shtetin se ai e ka fajin fundja, jo që çdo idiot mund ta kuptonte që ajo kodër nuk ishte e përshtatshme për banim. Hajd tani SPAK të arrestojë topografin dhe kush dha lejen e ndërtimit aty. Vl.
Zone argjilore/ranore , duhet mbjelle totalisht siperfaqja me shkurre e peme te uleta qe te lidhin terrenin . Pritat e betonit gjithashtu te studiohen mire para se te behen. Nuk ka per t'u zgjidhur kurre nese nuk studiohet mire nderhyrja.
FAJIN E KANE ATA QE DHANE LEJET PER NDERTIM. QE DO JENE PO ATA QE SHKATERRUAN PLAZHIN. PTHU FARE E KEQE
Ça lesh erozioni po i jan ngjit kodres te argjiles si turku sumës ...nga nji ndertim i ri mu ne maje cdo dite... Po un them qe sdo zgjohet njeri as kesaj rradhe ...do pritet deri larg qoftë Katastrofa
Asnje demshperblim nga parate publike! Budallenjte qe kane blere shtepi aty detin e kane afer, le te shkojne te mbytet me kembet e veta. Nuk ua kemi borxh budallenjve t'i mbajmene kurriz!
Mos kini merak se kodra do bjere e gjitha avash avash e banoret do evakuohen te gjithe. Bravo atyre inxhinjrrave, topografeve e arkitekteve qe i ndertuan ato palllate. Me sa duket funksioni tyre ka qene me mbajt kodren mos me dale ne rruge, po jo per banim. E paskan parashiku qarte dhe ashtu po del.