Pelegrinazh për Shën Joan Vladimirin, besimtarë shqiptarë dhe sllavë bëhen bashkë në Shijon të Elbasanit për ditën e shenjtit

4 Qershor 2026, 20:14Sociale TEMA
Pelegrinazh për Shën Joan Vladimirin, besimtarë shqiptarë

Është kremtuar në Kishën e Shijonit në Elbasan Dita e Shën Joan Vladimirit, i cilësuar si dëshmori i Paqes dhe i Orthodhoksisë në Shqipëri.Festa e Shën Joan Vladimirit është dita që bashkon kombet pasi pelegrinazhi mbledh besimtarë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Italia etj.

“Për mua është hera e parë që vij, por nga Mali i Zi vijnë shumë besimtarë çdo vit. Shën Joan Vladimiri për ne ka shumë rëndësi sepse është figurë simbol e historisë sonë. Për ne është ditë e veçantë dhe ndjejmë shumë emocion që jemi këtu sot”, tha një besimtar.

Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga  Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andonin.

Shën Joan Vladimiri është një nga figurat më të nderuara të Orthodhoksisë në Shqipëri i cili kontribuoi në përhapjen e krishterimit dhe ndërtoi disa kisha, ndër to edhe atë në Shijon të Elbasanit.

Trupi i tij u varros në kishën që ai vetë e ndërtoi, më 22 maj 1015 dhe në 4 qershor sipas kalendarit të vjetër Shën Joan Vladimiri nderohet si dëshmor i paqes, faljes dhe i besës së krishterë, duke u bërë një figurë e dashur për gjithë shqiptarët.

2 Komente

  1. p
    pordhe me Turkish rigon.......

    Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite a shiite shqipfoles,mos degjoni se c'kakarisin keta lanete kaurre sllave a shqiptare....te vetmit paqsore (me hanxhare) kane qen bektoshat tane dhe tourkotsamides te Dinos ne Preveza te Tsamourias.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Gjon Vladimiri ka qene nga Kraja krahina shqiptare sot ne Malin e Zi ne perendim te liqenit te Shkodres.Ne nderim te tij ne pjesen e Anes Malit ne Mal te Zi ka marre emrin fshati qe quhet Vladimir i cili eshte 12 km dogana nga e Muriqanit po ashtu ne ate zone eshte dhe Mali i Vladimirit.Ai ka qene udheheqes popullore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje