Vrasja e efektivit në Maliq, një ditë para përplasjes me policinë, Braçellari ishte kallëzuar për kërcënim me jetë

5 Qershor 2026, 09:10Kronika TEMA
Vrasja e efektivit në Maliq, një ditë para përplasjes me

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Violand Braçellarit janë gjetur dhe sekuestruar arma kallashnikov që dyshohet se është përdorur kundër efektivëve të policisë, si edhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Hetuesit kanë gjetur gjithashtu radio-komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit, dylbi dhe disa dronë, të cilët janë sekuestruar dhe po i nënshtrohen ekspertizave për të përcaktuar funksionin dhe përdorimin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se një ditë para ngjarjes, më 3 qershor, 43-vjeçari ishte kallëzuar në polici nga një çoban të cilin e kishte punësuar prej vetëm 15 ditësh në stallat e tij. Sipas denoncimit, Braçellari e kishte kërcënuar me jetë dhe kishte refuzuar t'i paguante punën e kryer.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Braçellari ka pasur probleme edhe më herët me autoritetet. Në vitin 2004, kur ishte 21 vjeç, ai është paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak, por pas vetëm tre ditësh është larguar nga reparti dhe nuk është rikthyer më. Për këtë rast, sipas burimeve, ndaj tij ishte regjistruar edhe një procedim penal.

Lini një Përgjigje