Efektivi i plagosur në ngjarjen e Maliqit, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull. Sipas informacioneve të para, gjendja e 36-vjeçarit raportohet e stabilizuar dhe nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, Violand Braçellari, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Mjekët po monitorojnë gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa ai mbahet nën mbikëqyrje.
Në zhvillim të hetimeve, nëna e Violand Braçellarit është shoqëruar nga forcat e policisë dhe është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nga grupi hetimor, në kuadër të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngushellime familjes se policit te vrare. Por, nuk e ka vrare "krimineli" por Drejtori policise Korce. E para, ky krimineli paska kultivuar dhe shitur bime narkotike. Vertet? Po ti i ke ne mes Tiranes kriminelat qe mbushen vendin me kokaine, heroine, etc. Dhe ju paska prishur pune kanabis sativa? E dyta, perse ne mes te nates shkohet me police civile dhe uniforme? Cdo kush, me shume ky qe paska qen me denim gjykate, do reagonte dhe nuk do dorezohej lehte. E treta, kush eshte morali dhe racinonaliteti i ketij aksioni? Keni me qindra dhe mijera kriminele qe kan hajdutosur fondet publike, votat, tokat, truajet, lejet e ndertimit, dhe jane te lire dhe gjembe ne kembe nuk u hyn. Keto jane kapadailleqe te drejtorit te policise rajonale dhe asgje tjeter. Mjer familja qe humbi djalin.