A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

4 Qershor 2026, 20:10Blog TEMA
A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse

Nga Kreshnik Spahiu

90% e protestuesve, komentuesve dhe analistëve kanë nxjerrë një teori të re: Zvërneci nuk është shkak, por pretekst për t’u revoltuar kundër dyshes Rama-Berisha.

Në thelb, ky është dëmi më i madh që i bëhet luftës kundër establishmentit të vjetër Rama-Berisha.

Për këto arsye, po ju jap disa fakte që hedhin poshtë të dyja teoritë: si atë që Zvërneci është shkaku kryesor, ashtu edhe atë që Zvërneci është thjesht një “sebep”.

1. E para, nëse Zvërneci është shkaku kryesor i urrejtjes kundër Ramës dhe Berishës, po parashtroj disa pyetje për protestuesit:

* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për kullat e mafies në Tiranë?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Bankers-in, që ka 20 vjet me puset e naftës?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Vainën dhe Shëngjinin?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për Kodin Zgjedhor?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për ushqimet e skaduara në supermarkete?
* Pse për Zvërnecin e Ivanka Trump dhe jo për hidrocentralet greke apo turke?
* Pse për Ivanka Trump dhe jo për Damir Fazlliçin?
* Pse për amerikanen Ivanka Trump dhe jo për grekun Gjikuria?
* Pse kundër amerikanëve në Zvërnec dhe jo kundër firmës greke që fitoi portin e Durrësit?

A mendoni se është rastësi që protestohet kundër kërkesave amerikane?

* Rebelimi i vitit 1997 filloi pas kërkesave amerikane.
* Rebelimi kundër armëve kimike filloi kundër kërkesës amerikane.
* Rebelimi kundër Zvërnecit është kundër kërkesës amerikane.

Tri herë jemi rebeluar ne shqiptarët, çuditërisht kundër kërkesave amerikane, dhe po aq çuditërisht, të tri rebelimet janë mbështetur nga Athina.

2. E dyta, për ata që thonë se Zvërneci është sebep, por në thelb bëhet fjalë për urrejtjen ndaj Rama-Berishës.

Nëse vërtet është kështu, atëherë ky është shërbimi më i mirë që i bëhet dyshes Rama-Berisha. Duke zgjedhur kauzën e gabuar, nuk bëhet gjë tjetër veçse forcohet pushteti i kësaj dysheje.

A e dini çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Javën që vjen fillon përçarja dhe sherri për drejtimin e protestës. Ata që po synojnë të përfitojnë nga turma sapo kanë filluar luftën e bërrylave.

Së shpejti do të zihen me njëri-tjetrin për mikrofonin, se kush do të flasë në bulevard.

Mos harroni: shumica e atyre që drejtojnë sot protestat kundër Ivankës janë po ata që vitin e kaluar festuan fitoren e babait të saj.

Këta trumpistët e Tiranës, sapo të mbyllet protesta, do të bëjnë sikur nuk kanë qenë aty dhe do t’ia shtrëngojnë duart ambasadorit të ri amerikan në festën e 4 Korrikut.

Por një pyetje kisha për ta:

A do ta vazhdoni protestën kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

Kam frikë se ata nuk e dinë sa shumë u trishtua Beogradi kur Kushner dhe Ivanka u tërhoqën nga projekti prej 4.5 miliardë eurosh në Serbi.

Dhe, për ta mbyllur, për ata që ëndërrojnë, por gabojnë në luftën kundër Ramës dhe Berishës, kam pyetjen e fundit:

Nëse sot shpallen zgjedhjet e parakohshme, a e dini çfarë ndodh dhe kush parti fiton?

Po nëse ata të dy frikësohen dhe ndryshojnë ligjin, duke e bërë pragun elektoral për partitë e reja 10%?

A e dini kush forcohet pas zgjedhjeve?

6 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    Pse ti mendon se ata kanë dalë në protestë nga pozitat e njerzve që njohin rregullat,shtetin dhe interesat kombëtare?! Ata janë anarshistë dhe të paguar që kërkojnë rrëmujë për të rrëmbyer ç'të mundin pastaj. I ke vlerësuar shumë o Kreshnik.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleko

      Shqipetaret gjithnje keshtu kane hecur, pa mendje..

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Ah……….shqipetaret jane te mallkuar, jane te gjithe kunder te gjitheve…mendjet e shendosha jane sh pak, jam totaliasht kunder Rama-Berisha por te ngrihesh kunder investimeve kaq madhore dhe me te ardhme.., me vjen keq ta them por e meritoni mjerimin dhe vujtjen…!!

        Përgjigjjuni
        1. (
          ()

          Po tē kishin ndērmēnd tē bēnin investim 1 miliard USD nē Sazan, do e kishin nisur e bitisur, por zvaritja tyre do bēj qē si nē Serbbi, dhe te be tē tērhiqen ( nēse s'jan tērhequr).

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            A jane dyshja Berisha Rama te degjenuar poitkisht, moralisht e kombetarisht? Nese pergjigja eshte po atehere perdorimi i nje arsyeje tjter per ti permbysur esht e demshme. Fshatare tsi une e dine perse protyestojen por ata behen politikane "Protesto per kete gje qe ti permbysim ata " pavarsisht se ajo qe portestohet ska te bej fare me perse duhen permbysur ata. Fshataret si une behen politikane ku Mjeti justifikon qellimin. Populli ben politike politikanet behen bisnesmene

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje