Pro protestës pa Berishën, pro investimit në Zvërnec

4 Qershor 2026, 17:35Blog TEMA
Pro protestës pa Berishën, pro investimit në Zvërnec

Nga Adriatik Doçi

Teoritë konspirative janë të shumta. Thonë se era e protestave të ditëve të fundit fryn nga Athina, se ka dorë Soros, por ndoshta edhe linja anti-Soros, se organizohen nga vetë Edi Rama, se ka gisht Veliaj, se pas fshihen komunistë dhe marksistë, mjedisorë, grupime pro dhe kundra LGBT, linja antisemite; thonë se pas mund të fshihet Albin Kurti, Arlind Qori, Lulzim Basha, ndoshta qarqet ruse, qarqet serbe, lobe majtiste, segmente brenda PS etj.

Mund të jenë të gjithë bashkë. Mund të mos jetë asnjëra prej tyre. E qartë është se vektori i protestave masive dhe të veshura me spontanitet nuk është më projekti në Zvërnec, investimi i parë serioz, më i madhin në historinë e vendit, gjeopilitik dhe bashkim financiar, që do të vizatojë fytyrën turistike të Shqipërisë, i pangjashëm me çdo investim elitar dhe përfaqësues në Greqi dhe Malin e Zi. Kjo është sa e rëndësishme dhe pozitive aq edhe mençur.

Protestat e ditëve të fundit, me gjasë drejt përshkallëzimit, po konturojnë për herë të parë një opozitë reale, të vendosur dhe qytetare përtej opozitës false zyrtare me në krye Sali Berishë dhe Familjen e tij, një pseudoopozitë e shitur, e degraduar, super e pasur, mbetje komuniste, balliste dhe e ish Sigurimit të Shtetit, me dosje, anti-kombëtare dhe që pastron paratë u merr si haraç oligarkëve, përfitues të parave dhe pasurive publike falë pushtetit të Edi Ramës.

Nga ana tjetër, opozita e reale (në kontrast me opozitën false) që relflektojnë protestat e ditëve të fundit është një mundësi, horizont dhe shans për reflektim nga Edi Rama dhe pushtetin e tij të pamatë, me simptoma serioze arrogance, korrupsioni dhe keqadministrimi të pasurive publike, duke nisur që nga mishmashi me pronat, zhvillimin kaotik të bregdetit, rrugët e lëna rrugëve, kapjen e shëndetësisë nga një oligark që pastron para nga Holanda në Londër, zbrazjen e fshatrave dhe qyteteve, mungesën e sigurisë ushqimore, kompleksimin në raport me drejtësinë etj.

6 Komente

  1. P
    Problemi i vertete

    I ke shkruar sikur ta shkruaja une, Kryeministri te reflejtoje pse valle kaq nuk njerez mgrihen, Jo nuk eshte nga puna e mire e agjenturave te huaja por nga mosmbajtha e premtimeve te tij, nga korrupsioni ne rritje, nga standarti I jetes ne ulje, nga infrastrukture qe nuk ecen as me ritmet e breshkes por vilat qe pushtetareve dhe apartamente brenda e jashte shtetit mbijne si kerpudha. Problemi eshte qe Shqiptaret nuk te besojne me o Kryeminister, dhe nuk besojne qe ke interesin e tyre me te mire ne mendje dhe ne zemer, ja ky eshte, nese ky problem nuk do ekzistonte nuk ka sherbime sekret ne bote we do I bindtte te dilnin ne protesta

    Përgjigjjuni
    1. S
      Solid Rock !!!!!

      A nuk e kuptoni se dyshja Pallosh-Sali leviz gjithe guret e ketij vendi ? Mjafton lajmi i fundit se njera nga kompanite qe do te ndertoje projektin e Pallatit te Kongreseve eshte "de fakto" , kompani e Shkelzen Berishes........**********Rama ne burg........Berisha ne Burg********

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jemi brez tjeter

        Problemi mor lum miku (po ti e di shume mire) eshte se projekt fitues nuk ka. Nuk ka as gare per projekt. Jane te tera justifikime te Rames qe ne menyren me barbare te mundshme, rrethoi zvernecin me tela me gjemba dhe i dergoi polocine qe ta mbronte kete padrejtesi! Edhe shifra kater miliarde nga cili projekt e ke nxjerre? Se jane thjeshte pordha ne ajer te rames. Si 1 miliardshi i alabarit qe ka perfunduar ne pallate normale qe po zhyten ne rere dhe qe ju shiten njerezve, nderkohe qe asnje euro nuk eshte hedhur nga investitori! Per sa kohe ska as projekt ska as kosto publike, ska nje leter te vetme, pse mos themi 10 miliarde euro? Dhe me e keqja, edhe nqs behet nje projekt dhe e ben nje studio e mirenjohur nderkombetare (bdodh gjithmone ne tirane) zbatuesi i projektit do jete ose bashkim ulaj, ose cet kastrati ose zamir mane apo ahkelqim beshiri dhe do perfundojme te turpet tona tipike sic kemi perfunduar me keta zbatuesit tone qe bejne vila per te shitur Per sa kohe gjendja eshte kjo, dashte Zoti njerezit do protestojne edhe me teper. Ka ndryshuar brezi o PS dhe PD. Kini kujdes se do ju marrim zvarre. Dhe mos nxirr policine te lage njerezit qe kane dale ne proteste me uje me presion dhe me sprajt djeges se sdi kete meshire me njeri per ty! ESHTE BREZ TJETER

        Përgjigjjuni
        1. W
          Whitesnake

          Beni investimin se do ju denoje historia! Mos qani me "erdhi Shtrausi por Foto Çami etj etj". Ja ku e keni rastin serish! Forcaaaa Shqiperia!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora 97

            Turp

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po vjen koha e gijotinës. Revolucion!

              Boll me shitjet e pasurive kombëtare oligarkëve vendas apo të huaj. Rama dhe Berisha nuk duhet të përfundojnë në burg, por në gijotinë!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje