Kërkesa për anulimin e udhëzimit për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, Gjykata Kushtetuese nuk e kalon për shqyrtim

4 Qershor 2026, 15:45Kronika TEMA
Kërkesa për anulimin e udhëzimit për ndalimin e qarkullimit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Shoqata për Drejtësi Sociale, e cila kërkonte shfuqizimin e Udhëzimit nr. 169, datë 13.10.2025, “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa nuk është kaluar për shqyrtim në seancë gjyqësore, duke u rrëzuar në fazë paraprake.

Me këtë vendim, mbetet në fuqi udhëzimi për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, ndërsa nuk pranohet as pezullimi i tij dhe as kërkesa për rikthimin e mjeteve të bllokuara qytetarëve.

 

2 Komente

  1. ×

    Patatinat me jo mē shumē se 15 km/hrs dhe tē pajisur me kask., nuk paraqet rrezik rrugor.

    Përgjigjjuni
    1. T
      The Bug !!!!!!

      Se shpejti del vendimi " Vetem ata qe kane Benza 100 mije euro e siper do lejohen te qarkullojne ne rruge " !!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje