AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë në protestë

5 Qershor 2026, 16:50Sociale TEMA
AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për

Në protestat e mbajtura në 5 ditë për çështjen e investimit në Zvërnec dhe kundërshtisë për këtë të fundit, qytetarët janë dëgjuar shpesh me thirrje për të bojkotuar median.

Gjatë protestës gazetarët kanë deklaruar se janë përballur edhe me tentativa pengimi  dhe intimidimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në terren.

Në lidhje me këtë situatë, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehet se e drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike, por thekson se gazetarët nuk janë palë në protestë, por janë aty për të dokumentuar ngjarjen, për të informuar publikun dhe për të siguruar që zëri i protestuesve të dëgjohet nga një audiencë sa më e gjerë.

“Sulmet, intimidimet apo pengimi i punës së tyre nuk i shërbejnë kauzës së askujt dhe cenojnë të drejtën e publikut për t’u informuar.

AGSH u bën thirrje pjesëmarrësve në protestë dhe të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe respekt ndaj gazetarëve që raportojnë nga terreni, pavarësisht qëndrimeve që mund të kenë ndaj mediave apo mënyrës se si ato kanë mbuluar zhvillime të caktuara”, thuhet më tej nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

 

3 Komente

  1. J
    Jane pale

    Jane pale Jane pale ,I kemi pare :Anila Hoxha,Klodiana Lala,etj

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Eshte e ndyre qe televizionet qe struken nen sqetullat e politiKAReve, shume pak e kane pasqyruar kete proteste.As mediat majtas e as ato djathtas duket se nuk jane te interesuara per kete lloj proteste......por rrofshin rrjetet sociale dhe gjithe populli eshte i informuar....... *******Rama ne burg_____Saliu ne burg**********

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni pyetjen e duhur

        Ju lutem a do dale ndonje njeri me mend dhe te pyese ambasaden amerikane dhe dhomen amerikane te tregetise: 1. A ka nje investim amerikan per zvernecin? 2. Nese po, kush jane investitoret se nuk besoj se ambasada amerikane dhe dhoma amerikane e tregetise i mbajne te fshehte investimet dhe investitoret amerikane. Ne rast se ambasada dhe dhoma amerikane i pergjigjen negativisht pyetjeve, athere i gjati duhet varur per gjuhe se ka mashtruar popullin e tij pa pike turpi. Vertete i duhen hequr breket dhe ti varen ne koke. Se vertete po mundohet te thote ska projekt hajduti i gjatr, por nderkohe deri para nje jave nuk linte rast pa thene qe ka projekt dhe investim 4 miliarde euro. Tani eshte vone qe te marre kthesen Turp qe nuk dini ti orientoni njerezit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje