Trump njofton investim 700 milionë dollarë për qymyrin, parashikon miniera dhe termocentrale të reja

5 Qershor 2026, 16:40Bota TEMA
Trump njofton investim 700 milionë dollarë për qymyrin,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një paketë investimi prej 700 milionë dollarësh për industrinë amerikane të qymyrit, me synimin të mbështetet funksionimi i minierave ekzistuese dhe ndërtimi i dy termocentrale të reja me bazë qymyrin.

Gjatë një konference për shtyp, Trump bëri të ditur se investimi do të përfshijë dhjetëra miniera e termocentrale, të vendosura kryesisht në shtetet që e mbështetën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Qymyri është një burim energjie të pastër. Si rezultat i investimit prej 700 milionë dollarësh që po njoftoj sot, ne do të mbrojmë 14 termocentrale me qymyr dhe 42 miniera qymyrguri, një numër ky i jashtëzakonshëm, dhe do të ndërtojmë dy termocentrale të reja me qymyr si dhe një terminal të madh eksporti. Ne po eksportojmë qymyr, që është një biznes vërtet i madh, dhe kjo është një energji reale”, u shpreh Trump.

Sipas presidentit amerikan, fondet do të mundësojnë modernizimin e infrastrukturës ekzistuese, zgjatjen e jetëgjatësisë së saj për dekada dhe garantimin e furnizimit me energji të besueshme me kosto të ulët për qytetarët amerikanë.

Ai shtoi se një pjesë e investimit do të përdoret për ndërtimin e një terminali të madh eksporti të qymyrit në Oakland, Kaliforni, me synimin për të forcuar pozicionin e SHBA-së në tregjet ndërkombëtare.

Plani ka hasur menjëherë në kritika të forta nga demokratët dhe organizatat mjedisore.
Koalicioni për Energjinë dhe Mjedisin e Qëndrueshëm, që përfaqëson rreth 100 ligjvënës demokratë, e akuzoi administratën Trump se po favorizon industrinë e qymyrit në dëm të interesit publik.

3 Komente

  1. $
    $$$

    Do ketē biletē 250 dollarēshe me fytyrēn e Trump.( qē ka vlerēn e biletēs 100 dollarēshe nē vitin 1947).Duhet ditur qē para disa javēsh u pa e arsyeshme qē firna Presidentit Amerikan tē het nē paran e dollarit.,ku deri mē tani ishte vetēm e guvernatorit.Venezuela,Irani,Groenlanda, Kuba dhe Janadaja., kan bērē qē PIB amerikane tē ketē rritje.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      He he he he... mbaruan perkedhelite e femijeve adoleshente me prinder te pasur per Ngrohejn Golobale, Klimen etj etj etj. Kur prinderit kane veshtiresi fiannciare, femijet adoleshte te perkedhelur duhen te fillojne te lene menjane perkedhelite dhe te punojne. E kupton Evropi (adoleshenti i perkedhelur) kete?

      Përgjigjjuni
      1. D
        D44

        Amerika ka nje arme sekrete qe do ta leshoje kunder regjimeve armiqsore edhe pak, japonia po militarizohet me rata te shpejta keto 6 vitet e fundit dhe sidomos me qeverine e re, kombi po zhytet ne nje neofeudalizem me partite e polit te majte karakteristik ( jo si demokratet amerikane apo socialistet ne shqiperi) po zhyten ne erresire dhe vendi po kalon nga duart e nje sociopati tek nje psikopat me i etur per lufte, konvertimi i helikopterplanmbajteseve te klases Kaga dhe Izumo ne aeroplanmbajtese, modernizimi dhe fuqizimi i forcave detare po vazhdon, me perpara ishte ndoshta fuqia e 8 ose 7 boterore por tani qe SHBA i ka dhen driten te militarizohet do te rindezen edhe nje her, po vine dite te vezhtira per ruset te futur ne sandwich nga MB dhe Japonia ne lindje, urime pro putinisteve sepse do ju qihen transeksualet e kurvave qe i thoni nena a motra

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje