Në vijimësi të atmosferës dhe reflektimeve nga Festivali Letrar "Fjala që lidh breza dhe kultura II/2026", i mbajtur në Shëngjin midis datave 24 dhe 26 Prill, Universiteti Europian i Tiranës mirëpriti sot një takim të veçantë letrar. Protagonistët e njohur të letrave shqipe, Vera Bekteshi dhe Preç Zogaj, ndanë me auditorin reflektime mbi krijimtarinë, kujtesën dhe rolin e letërsisë si urë lidhëse mes brezave.
Ky aktivitet, i organizuar nga shtëpia botuese UET PRESS me mbështetjen e veçantë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shërbeu si një stacion i rëndësishëm Festivalit të Shëngjinit.
Takimi mblodhi studentë, pedagogë, studiues të letërsisë dhe dashamirës të librit, të cilët patën mundësinë të dëgjonin dy zëra që përfaqësojnë fate, stile dhe periudha të rëndësishme të jetës kulturore në vend.
/Mapo.al
Lini një Përgjigje