Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

5 Qershor 2026, 15:30Kronika TEMA
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së “Kthesës së Kamzës”, është sulmuar nga një person. Autori, i identifikuar si Dorian Kasa, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt.

Fatmirësisht, efektivi ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

Dorian Kasa është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij por dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Tani kete kasen lereni te lire qe te arrije qellimin e tije te vrasin police dhe pastaj dilni e leheni se ka qene subjekt i policis qe me kohe, tani keni rastin qe kete bandit ti beni nje gjilpere dhe mos te vrasin polic te tjere

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje