Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren, drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

5 Qershor 2026, 15:25Ekonomia TEMA
Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren, drejt nisjes

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi në një komunikim publik.

Ky vendim vjen pas përfundimit të procesit të vlerësimit të ofertave të paraqitura në garën e zhvilluar nga autoritetet shqiptare. Procedura u mbyll në muajin tetor me tre oferta në garë dhe pa asnjë ankesë, ndërsa në muajt e fundit është zhvilluar shqyrtimi i dokumentacionit teknik dhe financiar të operatorëve pjesëmarrës.

Sipas vendimit, kompania fituese do të marrë përsipër ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor për një periudhë 35-vjeçare.

Aksi Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin aktual të kategorisë C. Projekti nis në nyjen e Milotit, ku lidhet me aksin Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, ndërsa përfundon në Balldren, në lidhje me aksin Tiranë–Shkodër.

Segmenti konsiderohet një hallkë strategjike e Korridorit Adriatiko–Jonian dhe pjesë e zgjerimit të rrjetit europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

3 Komente

  1. S
    Sazan

    Pse nuk thuhet kush është kompania fituese ? Apo kanë frikë ta thonë që është Sali Berisha me emrin GENER-2 ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Fituesi?

      Përgjigjjuni
      1. j
        jon

        Kush e fitoi NOC RROKU përse nuk thuhet çfar pisllëku po mbulohet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje