Gati ngritja e “urdhrit”, Qeveria do të vendosë licencim të detyruar për agronomët

4 Qershor 2026, 17:55Ekonomia TEMA
Gati ngritja e “urdhrit”, Qeveria do të vendosë licencim

Ashtu si mjekët, avokatët apo inxhinierët, edhe agronomët do të kenë së shpejti urdhrin e tyre profesional. Një projektligj i ri i qeverisë parashikon krijimin e Urdhrit të Agronomit dhe licencimin e detyrueshëm të profesionistëve që veprojnë në këtë fushë.

"Mungesa e rregullimit institucional të profesionit të agronomit ka krijuar një boshllëk në cilësinë e shërbimeve bujqësore, në besueshmërinë e ekspertizës profesionale, dhe në mbrojtjen e interesit publik në fushat jetike të sigurisë ushqimore, menaxhimit të tokës dhe mbrojtjes së mjedisit", njofton MBZHR

Me projektligjin e ri të hedhur për konsultim publik, qeveria synon të vendosë standarde të reja profesionale, duke e bërë të detyrueshëm anëtarësimin në Urdhrin e Agronomit për ushtrimin e këtij profesioni.

"Projektligji "Për Urdhrin e Agronomit" paraqet zgjidhjen ligjore dhe institucionale për këtë situatë, duke propozuar krijimin e Urdhrit të Agronomit si një ent publik vetërregullues profesional. Ky relacion analizon në mënyrë të hollësishme nevojën, domosdoshmërinë dhe arsyetimin e plotë ligjor, institucional, social dhe ekonomik të kësaj nisme.".", thekson MBZHR

Rritja e profesionalizmit, formalizimi i tregut të punës dhe garantimi i një shërbimi më cilësor në bujqësi janë disa nga objektivat e projektligjit të ri.

"Rregullimi i ushtrimit të profesionit të agronomit dhe i profesioneve të lidhura, përmes një akuadri ligjor të unifikuar, anëtarësimit në Urdhrin e Agronomit dhe regjistrimin në regjistra të posacëm, në funksion të mbrojtjes së interesit publik; garantimi i cilësisë, përgjegjësisë dhe etikës profesionale; mbrojtja e interesit publik në fushat e bujqësisë, mjedisit dhe ushqimit; përafrimi i kuadrit ligjor shqiptar me praktikat dhe standardet evropiane për profesionet e rregulluara", shton MBZHR

Duke qenë se projektligji parashikon financimin nga buxheti i shtetit për vitin e parë të funksionimit të Urdhrit të Agronomit, nevoja totale financiare për vitin e parë përllogaritet në mbi 42 milionë lekë. 

Lini një Përgjigje