Shqipëria “rrëshket” në FIFA

5 Qershor 2026, 15:10Sport TEMA
Shqipëria “rrëshket” në FIFA

Shqipëria rrëshket në renditjen e FIFA-s. Disfata e kuqezinjve në miqësoren ndaj Izraelit ka ndikuar edhe në fatin e kombëtares, që tashmë e shikon veten të 65-ën në botë.

Nga kjo humbje ka përfituar Bosnje-Hercegovina, e cila ka marrë vendin e Shqipërisë.


Në vendnumëro mbetet Kosova, pavarësisht humbjes me Çekinë, teksa gjendet në vendin e 78-të.

Kampionët në fuqi të Botës, Argjentina rikthehet në krye të renditjes, duke e luajtur kështu si vendi i parë Kupën e Botës 2026.

Me dy pozicionet e fituara, skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni zbret poshtë Francën, që humbet po dy vende dhe plotëson podiumin, ndërsa Spanja mbetet stoike në vendin e dytë.


Në 10 vendet e para ndryshimi i pozicioneve është me Marokun që merr vendin e 7 dhe zbret Holandën, ndërsa renditja vijon me Anglinë në të katërtin, Portugalinë në të 5-in dhe Brazilin në të 6-in.

2 Komente

  1. 《☆》

    Ja kemi bērē me dije Italis sē Giani Infantino-s qē duam tē jemi pjes e botērorit fifa 2030

    Përgjigjjuni
    1. j
      joel shkodra

      Me sa saktesi e qartesi i jepni keto te dhena per renditjen e futbollit!!!!! Por, sa mungon kjo saktesi e qartesi ne renditjet ekonomike, politike, juridike, etj.!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje