Maran debuton me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

3 Qershor 2026, 23:06Sport TEMA
Maran debuton me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit.

Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, përballja e "Air Albania" u shoqërua me tensione mes lojtarëve në fushë, pas golit të shënuar nga kundërshtarët.

Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që gjeti golin e epërsisë. Goli erdhi nga Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Sherri.

Risi në kombëtaren e Maran ishte hedhja në fushë nga minuta e parë e Anis Mehmetit. Po ashtu surprizë ishte rikthimi në qendër të mesfushës e Ylber Ramadanit, ndërsa e nisi nga stoli Juljan Shehu. 

Lini një Përgjigje