Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

4 Qershor 2026, 18:05Sport TEMA
Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë

Luis Hasa bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në miqësoren përballë Izraelit, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfunduar në favor të miqve 0-1. Në mesin e shumë futbollistëve që morën minuta në pjesën e dytë, krahas Shpendit dhe Hadrojt, Rolando Maran hodhi në fushën e lojës edhe 22-vjeçarin.

Mesfushori u aktivizua në minutën e 88-të, duke marrë vendin e Qazim Laçit dhe në ato pak minuta që pati në këmbë, ia doli të zhvilloi një paraqitje pozitive.

Duket se me këtë debutim, trajneri italian i ka dhënë një tjetër shtysë Hasën dhe kjo ka të bëjë me vlerën në merkato, e përditësuar së fundmi nga Transfermarkt. Nëse deri në mars, ai kushtonte rreth 3 milionë euro, sot kartoni i tij “peshon” 4.50 milionë të tillë.

Një “trampolinë” e lehtë në shifra, por që mund të rritet nga dita në ditë, shto këtu dhe mundësinë për t’u aktivizuar në miqësoren e radhës përballë Luksemburgut, që do të luhet të shtunë në të njëjtin orar, pra 20:00.

Kujtojmë se Luis Hasa ishte pjesë e ekipeve zinxhirë të Kombëtares së Italisë, por në fund djaloshi 22-vjeçar zgjodhi të dëgjonte zemrën dhe të ndiqte rrënjët e tij, diçka që reflektohet dhe në deklaratat e dhëna. Po ashtu, në “palmarin” e tij, ai numëron një Kupë të Italisë me skuadrën e parë të Juventusit si dhe një titull kampion me Napolin, klub që zotëron dhe kartonin e tij.

3 Komente

  1. X
    Xhek

    Po ça lesh zemre degjoi , perfundoi ne seria B dhe se kishte me njeri ne asnje liste ne Itali . Mos u rrisni veshet kot.

    Përgjigjjuni
    1. a
      amatori

      te ishte 18 vjeç po, por 22 eshte pak vone, si asllani dhe barjami do behet, ai nivel

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Pse jeni kaq Idioter ju Gazekaret e Sportit ne Shqioni?Ne rradhe te pare Hasa eshte i gjate 1,68 cm,nuk me duket te bohet ndonje Yll Futbolli ne Mesfushe me kete Trup.E dyta nuk eshte Mesi apo zola me kete Lartesi,eshte nje Lojtar qe e pa veten jashye Projekteve ne Itali,ku Lecce nuk e aktivizoi fare,kurse Napoli e dergoi ne Huazim per Minuta.Pra nuk eshte Yll Futbolli,eshte Lojtar i mire per Shqipnine por jo per Kmbetaren Italiane.E fundit,dhe ky Patrioti nga Peqini Hasa,erdhi me Shqipnine se e kuptoi qe ishte Karte e Diegur me Italine,dhe,nuk e Mori Maran ore Idioter,i beri letrat shume kohe para kur ishte Sylvinio. ,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje