Tabaku: Kulla te Pallati i Kongreseve është simbol i një sistemi që e trajton pronën publike si pronë private

6 Qershor 2026, 09:42Politika TEMA
Tabaku: Kulla te Pallati i Kongreseve është simbol i një sistemi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas njoftimit se në listën e projekteve të miratuara nga Korporata e Investimeve Shqiptare është përfshirë edhe ndërtimi i një kulle pranë Pallatit të Kongreseve, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të mënyrës sesi po administrohet pasuria publike në vend.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se debati nuk ka të bëjë me nostalgjinë ndaj objekteve të së shkuarës, por me mbrojtjen e interesit publik dhe mënyrën sesi merren vendimet për pronat që u përkasin qytetarëve.

Sipas saj, Korporata e Investimeve është kthyer në një institucion që vepron pa kontroll, pa auditim dhe pa transparencë të mjaftueshme publike, ndërsa merr në administrim prona shtetërore dhe vendos për zhvillimin e tyre pa një proces të qartë llogaridhënieje.

Tabaku argumentoi se rasti i Pallatit të Kongreseve nuk është i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë që, sipas saj, është parë edhe në Zvërnec, në Aeroportin e Vlorës dhe në Portin e Durrësit. Në të gjitha këto raste, tha ajo, pasuria publike trajtohet si pronë e një pakice, ndërsa qytetarët mbeten jashtë procesit të vendimmarrjes.

Deputetja demokrate e lidhi këtë fenomen me atë që e cilësoi si “sistemi i përqendrimit të ekonomisë dhe pasurisë në pak duar”, duke argumentuar se mungesa e garës, transparencës dhe meritokracisë po dëmton zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ky është sistemi që i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Sistemi që përqendron pasuritë tek pakica, merr vendime pa llogaridhënie dhe e trajton pronën publike si pronë vetjake. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të hapur, me konkurrencë të ndershme dhe me rregulla të barabarta për të gjithë, ku pasuria publike të administrohet në interes të qytetarëve dhe jo të grupeve të privilegjuara.

5 Komente

  1. 1
    101

    Po lavire Tabakhonia ...po token qe vodhe ti te fusha e aviacionit me gocen e dajes Silva Turdiu dhe ndertove 12 kulla .....!??????. Je e pershtire bishperdredhur ose Nafije Dybeku me dybekun e ke care rrugen e ....

    Përgjigjjuni
    1. 1
      101

      Po lavire Tabakhonia ...po token qe vodhe ti te fusha e aviacionit me gocen e dajes Silva Turdiu dhe ndertove 12 kulla .....!??????. Je e pershtire bishperdredhur ose Nafije Dybeku me dybekun e ke care rrugen e ....

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetare i Tirones.

        Tabakrrine ke vjedhe shume su Nafije Tropoje.....ske lene te zeze pa bere me ndihmen grupit Ciftelia te Saliut. Te gjitha dihen moj shrige shale thate..!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetare i Tirones.

          Tabakrrine ke vjedhe shume su Nafije Tropoje.....ske lene te zeze pa bere me ndihmen grupit Ciftelia te Saliut. Te gjitha dihen moj shrige shale thate..!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te mblidhemi sa me shume

            Kjo kulla eshte 1 ne 1 million afera te rames me qeveri e hajduteri. Me kete qeveri nuk ka asgje qe na habit me. Keta mund te bejne cdo gje. Kshu qe te dalim te gjithe dhe tu tregojme vendin vertet. Se te jeni te sigurt qe po mendojne dhe do provojne cdo menyre te erret per te mbajtur pozitat qe kane. Pozita qe jane per te sherbyer qytetareve nderkohe qe i sherbejne vetem nje grupi qe ka vjedhur cdo gje dhe kane arritur ne piken qe njerzit e thjeshte i marrin peng, i marrin zvarre, i heqin qafe. Ja ky eshte rama me ballukun, veliajn, agasin, kastratin, zamir manen, bashkim ulaj, me investitore strategjike kriminele me disa vrasje, me zyrtare perdhunues, me drejtore trafikante dhe me opoziten e berishes ne xhep.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje