Protestuesit në Tiranë kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë: ‘Fredi Beleri - I akuzuari’ për vrasjen e 2 ushtarakëve shqiptarë

5 Qershor 2026, 23:00Politika TEMA
Protestuesit në Tiranë kërkojnë drejtësi për

Protesta në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, është shoqëruar edhe me thirrje për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin ndër vite.

Protestuesit nuk harruan që të kërkojnë drejtësi edhe për ngjarjen njohur si masakra e Pëshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku 2 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën nga një formacion paraushtarak i një grupi nacionalist grek, pjesë e së cilës dyshohet fort se ka qenë dhe Fredi Beleri, sot eurodeputet.

Nëpërmjet një pankarte me përmasa të mëdha që u shpalos para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan drejtësi për vrasjen e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit.

“Fredi Beleri – I akuzuari”, thuhet në pankartë.

Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.

Ai formacion paraushtarak, i vetëquajtur Komandoja "Pirro I", e quante veten krah i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI). Ajo kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë.

Në ora 02ː40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vrasin ushtarin e rojes Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Ajo njësi plagosi edhe tre ushtarë shqiptarë. I mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Flisnin greqisht. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.

34 Komente

  1. K
    Kjo eshte europa ku duam te shkojme

    Beleris brekdhjeris eshte eurodeputet dhe dergon autobuza me pordhestusa... Ky hidraulik kriminel nuk dha llogari per vrasjet e tija,eshte aleati i sali berishes nje tjeter kriminel

    Përgjigjjuni
    1. p
      poshte

      Dakort! Per Bejler Shehun. Pa shkolle te mirefillte! Indirect Greqia ka kryer akt tallje ndaj Madheshtores. Por ka edhe te tjera : Ne 21 Janar 2011 u vrane 4 shqiptar. Edhe ata ishin ne peotest si ju, por me gardhe Craster rreth KM. Besoj se eshte ne nderin e Protestes ta kerkoj kete njelloj si per "eurodeputetin" Bejleris. Po Gerdeci ku njefar ish ministri mbeti ne Amerike duke takuar Kingresmenet e Trumpit duke u munduar ta shtyj gjyqin jashte kohes dhe procedures. Dhe na bene edhe karrshillek. Po ato thirrjet e ndyra per Revolucionin a duhet ti ndaloni? Sepse Revolucionet jane akt I papergjegjshem I turmave te manipuluara qe shkaterrojne cdo institucion, cdo gje, krim, shkaterri dhe vrasje. Dhe pasi institucionet shkaterrohen dalin ne krye individe ( ne fakt manipulator) qe marrin dhe zevendesojne individualistic institucionet qe shkaterron Revolucioni. Premtojne per instucione per popullin por ju pelqen pa's pak kohe qe te vijoj duke vijuar si institucione. Diktatori eshte ne krye te institucionit me te larte dhe poshte ne neninsitucionet popullore eshte

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lubi Malltezi

      Shpalosni pankarta per rrezimin e regjimit te Ayatollaheve ne Iran. Pankarta kunder Agimit te Arte grek. Pankarta kunder Putinit. Pankarta kunder Vucicit. Keta bastarde duan te organizojne protesta ne Shqiperi atehere le ti filmojne mediat pankartat kunder tyre.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamingot pro zhvillimit te vendit

        Keshtu po

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Kjo eshte masakra me e rende dhe Fredi Beleri duhet pushkatuar. Ai eshte agjent grek i pergatitur ne Qipro.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vari l***t

            Keni haruar te permendni se vetem 2 muaj perpara kesaj ngjarje kishte nisur carmatimi i reparteve te ushtrise shqiptare me urdher te kryearmikut te Shqiperise edhe shqiptareve dora vete SB. Dhe ai repart ne fakt me perjashtim te kobures se oficerit skishte asnje lloj armatimi tjeter dhe kete fakt e dinin shume mire gjakeprishurit shqiptar qe kryhen ate akt buracakesh Sigurisht Sali Berisha u dha nje mundesi te arte

            Përgjigjjuni
            1. p
              pinto

              keta anarkistat e bulevardit qe hidhen nga dega ne dege sa u perket arsyeve dhe objektivave te protestes s'kane lene gje pa thene pervec 21 janarit...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sufllaqe

                Po sikur ishim grek o Mero dhe lepiresit w Rilindjes e te Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajane hesapi

                  Le te shkojne te protestojne me kete parullen Para PD, si pjestaret e plant TE sulmitt ndaj Peshkepise, Para parlamentin europiane ku eshte deputet Fred beuidhjere, Para kryeministri se se Aathines si organizzatore dhe financuese e grupit terrorist. Dhe atje te shkelin me kembe mbi emrat e deshmoreve te Peshkepise,sic bejne ne kete foto.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Deep Purple

                    Fred bejleri duhet te ishte para drejtesise prej kohesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kastriot

                      Arrestojeni me interpolin.Evropa duhet te dije se nuk duhet te punoje me rregulla te ndryshme.Vrasesi eshte vrases qofte dhe eurodeputet

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        USA citizen

                        PDSH partia drejtesi per Shqiptaret, te krijohet nga levizja.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dhë Pështan Tribune

                          Ky artikull eshte pa vlere, nuk ka komentuar DIRE KARI.!!!!!!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dire **_***___Straits

                            Ja dhe prodhesta e rradhes, plasne kerkesat!!!!!!!!!!. Vene nga vene dhe hedhin balte mbi korifeun e demokracise ne Shqiperi, DR PR SALI BERISHA.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              timo

                              Kjo afishe duhej të ishte nē këmbë, e ngritur lart, jo si njëqilim i shtruar përtokë, nēnë këmbë. Kjo është përdhosje e emrave të tyre. Është turpi i atyre që e kanë vendosur aty!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doda

                                Bejne gjoja por nuk lahet m.ti me sh.rre.Nuk po i sherbeni askujt vetem atyre qe u thoni kriminel

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjergji

                                  Edvini i premtoi Kushnerit Sazan e Zvernec meqe e futi ne Bordin e Paqes?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sala

                                    Thjesht mentalitet primitiv tipik shqiptar.Ne sherbimin sekret serb edhe e shkruar ne kujtimet e nje punojsi te UDB ku thuhet: mjafton te shkruash kunder nje shqiptari se ato fillojne e vrasin njeri tjetrin.Gjergji mendoj se per inteligjencen tende eshte fyerje per ate qe ke shkruar ne status.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. U
                                    Une

                                    Une e kam vendosur te shkoj ne proteste neqoftese top chanel i transmeton ndeshjet e futbollit te kampionatit boteror

                                    Përgjigjjuni
                                    1. g
                                      gjergji

                                      Kto anarkist gjasme protestues jane thjeshte antishqiptar,qe perpiqen qe ne emer te patriotizmit po i bejne dam Shqiperis.A ka ne bote nje marrezi te tille qe ne emer te ruajtjes se ambjentit natyror(krejtesisht i piste me minj e gjarperinj,pislleqe te cdo lloji) protestohet kunder nje nga investimet(ndofta me e madhja ne ballkan) te kompanive te huaja per ta kthyer Zvernecin(ku internoheshin familjet e te denuarve politik) ne rezorte perle te Ballkanit.E kuptoni apo jo se cfar do thote investin 4-5miliard dollar? E kuptoni se ky investim eshte hapje e mijra vendeve pune te perhereshme me paga te leverdiseshme per cdo shqiptar,zhvillim e rritje ekononomike jo vetem te zones,per te ardhura te medha per qeverin e shtetin shqiptar.Sjelle ne Shqiperi rrjete te fuqishme kulinare e tregetare nder me te njohurat ne bote .Natyrisht drejtimin e tyre do jete nga specialist te huaj te kompanive(njelloj si ajroporti i Tiranes).Kjo perle turistike qe do ngrihet nga keto investitor do jete krenaria turistike shqiptare,at per te cilen ka nevoj Shqiperia e ndihmon fuqimisht ne opinionin negativ te Shqiperis.MOS LEJONI QE KTO ANARKIST te frenojne sa do pak (besoj aspak) kete zhvillim pozitiv ne industrin turistike shqiptare.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        sala

                                        kontrollo vehten:a je normal?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Qirje sala

                                          Sale,,,,Po ti je normal,,qe kalon akoma nga mali per te lare pjatat neper resortet turistik te greqise,,,

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          Koli

                                          Now Yes:Duhet te Shkruani me te Madhe Fredis Beleris dhe Familja e tij Non Grata ne Trualkin Shqiptar,dhe me te Madhe te Njihet Cameria Toke Shqiptare.Me Greket duhet Dhemb per Dhemb,perndryshe me Politikanet tane te Shkerdhyer Deti do iki per Lesh dhe Tokat ne Kelcyre per Varreza per Qen dhe Mace qe vjne nga Gerqia dhe Varrosen si Ushtare Grek.Me she me njerez dhe me shume Patriotizem duhet,Greku te ha Mune.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 1
                                            19

                                            Po dilni per naften per cmimet e ushqimeve per rogat per spitalet per plazhet e zena nga fshataret 30 mije lek dita per shume e shume gjera .dhe sikoni sa do dalin .por jo per zvernecin nje cop kenet e qelbur .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kur ha pilaf.

                                              O ti që e turpëron emrin e heroit tonë kombëtar.Diskutimet për Sazanin dhe Zvërnecin janë bërë kur SHBA e drejonte administrata Bajden, kur nuk ishin mbajtur zgjedhjet e nuk dihej fituesi.Antiamerakizmin tuaj mos e lidhni me tru shpëlarien tuaj.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Trapajane hesapi

                                                O Sale, ate shprehje, saktesisht "vrisni nje shqiptar dhe Ata filloje e vrasin njeri tjetrin", e ka thene, jo nje serb cfardo, por vete Miloshevici.Ka thene edhe dicka tjeter, kur e pyetjen ne parlament serb per 20 million dollare te investuar a ne Shqiperi. Pergjigja e Miloshevicit:-"E keni pare Shqiperine si eshte katandisur? E pushtoj vetem me shoqaten e gjahtareve te serbise". Dhe ishte Koha kur Gramoz Pashko tundte Ne ekran Televizioni "cekun e bardhe"

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Protestues

                                                  Jeni qe jeni beni kerkese edhe per krimet e diktatures, duhet shtyre protesta edhe ca dite sa te filloje boterori

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vetvendosje për shqiptarët etnikë të Greqisë

                                                    Vetvendosje për shqiptarët etnikë të Greqisë, çamët dhe arvanitët, të persekutuar në 200 vjet bashkë me gjithë komunitet e tjera etnike të Greqisë, nga një diktaturë bashkimeuropjanse, jatollahësh klerikale dhe fashistësh të korruptuar.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arberore vs Fantomase

                                                      Mendojn se jan te zgjuar por nuk, fredi beleri nuk ka gisht ne vrasjen e dy ushtareve pasi ka qen ne kurs per hidraulik dhe gjuhe greke ne qipro, nuk ka rruge qe shkon nga greqia per kete ngjarje por zbardhja e ngjarjes, te gjitha rruget, ne street mustafa matohiti shkojne tek burimi

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Arberore vs Fantomase part 2

                                                        Gjithashtu, shumica e ketyre 'revolucionareve' dhe ketij kici te shemtuar te kesaj te vetshpallur zhana d'ark do te zhduken nga skena publike dhe do te dalin me ne fund ne shesh, te detyruar, njerezit qe jane pas kesaj 'proteste'

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vjosa

                                                          Tani po vazhdoni tallni menderen me njwrzit . Me kerkesa absurde .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Maliqi

                                                            Protestuesit duhet te kerkojne që edhe SPAKU te beje detyren e të arrestoje kriminelet ose te dalin e te shkojne ne shtepi si frikacak!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sali Butka

                                                              Dy euro është litri i benzinës, pastaj vazhdon e digjet vetë me dhjamin që ka, derri i prostitutës së Progonatit

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Fiqiri

                                                                Tani u doli gjumi ju të aguridhëve. Ju po sulmoni me çdo fjalor rrugësh atë burrë shteti që e kapi me presh duke blerë vota dhe drejtësia e dënoj.Po ju politikën e Belerit dhe mbështetësve të tij po bëni me largimin e investimeve. Ju jeni antiamerikënë që është aleati më i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mor të panjohur se nuk po ju kuptojmë se çfarë kërkoni.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje