“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

6 Qershor 2026, 11:00Bota TEMA
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm ndaj NATO-s që në vitin 2030, duke theksuar nevojën që vendet aleate të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse për t’u përballur me kërcënimet e ardhshme.

Gjatë një vizite në një kompani të industrisë së mbrojtjes, Starmer deklaroi se vlerësimet e inteligjencës britanike, si dhe ato të vendeve të tjera anëtare të NATO-s, tregojnë se ekziston mundësia që Moska të jetë e gatshme për një përballje ushtarake me aleancën brenda pak vitesh.

“Sipas vlerësimit tonë të inteligjencës, si dhe atij të vendeve të tjera të NATO-s, mund të ketë një sulm rus ndaj NATO-s që në vitin 2030”, u shpreh kreu i qeverisë britanike.

Starmer paralajmëroi se situata globale e sigurisë po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, duke e cilësuar periudhën aktuale si një nga më të rrezikshmet në dekadat e fundit.

Nuk është ekzagjerim të thuhet se po jetojmë në kohën më të rrezikshme dhe të pasigurt të jetës sonë”, tha ai, duke shtuar se është përgjegjësi e qeverisë së tij të sigurojë që vendi të jetë i përgatitur për çdo skenar. 

3 Komente

  1. H
    Holy justice

    Ky eshte rrote trapi komplet! Nuk kish faj Trump qe talli prapanicen me kete shejtan budalla! Do qe te zhyse Evropen ne lufte a ta MBAJE nen friken e luftes dhe te marre ca miliarda nga mafia e armeve!!!! Hiqeni qafe o gjermane se e kursyet Hitlerin atehere dhe...!!!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rome III

      Je qifsha robt! Vetem lufte pritet prej jush, skutha kolonialiste. Vampira zvarranike. Hidhni gurin e fshihni doren.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jo largohu por qerohu

        Para se ta sulmoje rusi, e ke sulmuar dhe shkaterruar ti Britanine e madhe, mor surrat urith, qe ja u ke bere britanikve Britanine si nje shtet te huaj, ku krimet makabre, nga emigrante vazhdojne te ndodhin ne indiferencen e shtetit tend.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje