I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020: Sajmir Kolaveri ekstradohet nga Italia

6 Qershor 2026, 11:38Kronika TEMA
I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020: Sajmir Kolaveri

Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si vrasës i Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Kolaveri, pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, ka pasur rolin e ndihmësit dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Vrasja e Klevis Lleshit u zbulua pas zbërthimit te aplikacionit SKY ECC.

Përveç kësaj ngjarjeje, për të cilën ka masë sigurie “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, emri i tij është lakuar edhe në ngjarje të tjera kriminale.

2 Komente

  1. E
    ERD

    Nuk lidhet zoni me figurën.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Italia të ktheje mafiozin e naftës mikun e Lirie Berishës dhe kryeprokurorin LLallën të dhe jo vetëm kriminelët...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje