Ilir Meta revoltohet në gjyq: Jam i shokuar nga ajo që dëgjova këtu. Zonja Kryemadhi s'ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

5 Qershor 2026, 17:12Kronika TEMA
Ilir Meta revoltohet në gjyq: Jam i shokuar nga ajo që dëgjova

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në seancë pasi prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, relatoi disa nga episodet për të cilat ai akuzohet.

Meta u shpreh se është i revoltuar nga mënyra se si po zhvillohet procesi, duke pretenduar se gjatë hetimeve janë fshehur informacione dhe prova që, sipas tij, kanë rëndësi për çështjen.

Duke iu referuar kontratës me kompaninë McKeon, ai deklaroi se pagesa e vetme e kryer ka qenë 15 mijë dollarë, e miratuar me vendim kryesie dhe e realizuar përmes bankës. Sipas tij, autoritetet amerikane kanë kthyer përgjigje përmes letërporosive lidhur me këtë çështje, por këto të dhëna nuk i janë bërë të njohura në kohë.

Meta: Mendoj se duhet të jemi të barabartë para ligjit.

Jam shumë i revoltuar, të nderuar gjyqtarë, prokurorë, pjesëmarrës, se veç shumë gënjeshtrave të përsëritura në paraprake, dëgjova një gjë shokuese.

Prokurori tha se pas hetimit me McKeon ka dalë, që është vetëm një faturë 15 mijë USD.

Jam i revoltuar, se që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë, se kam pasur veç një pagesë 15 mijë USD, me vendim kryesie, me bankë.

Në shtator kanë marrë letërporosi për McKeon, sikur janë bërë takime në SHBA dhe pagesa të jashtëligjshme.

Unë jam rrëmbyer më 21 tetor në orën 12:08 minuta nga persona të panjohur.

Në 14:06 m’u komunikua urdhri i prokurorëve të SPAK.

Pasi unë arrestohem, më 15 nëntor ka ardhur përgjigje tjetër nga SHBA, saktësim.

Zotërinjtë jo vetëm nuk ma kanë bërë të ditur, por në janar më kanë pyetur prapë për McKeon Group.

Pasi ju ka ardhur përgjigjja përfundimtare në nëntor, mua më pyesnit prapë në janar.

FARA është një portal, ku mijëra kompani i publikojnë për transparencë, por nuk është as gjykatë, as prokurori.

Nuk ekziston në marrëveshjen me GSIS nënshkrimi i Ilir Metës. Marrëveshja është mes LSI dhe GSIS.

Ju, z. Kllapi, e dinit që në fillim që janë paguar veç 15 mijë USD. Ju ka ardhur tjetër gjë në shtator, tjetër në nëntor. E mbajtët fshehur, më pyetët në janar.

Duhet të sqaroj se kreu i AKEP zgjidhet nga Kuvendi dhe kreu i KM. Kreu i KM ka qenë Rama. Nuk e propozojnë partitë politike.

Ka tendencë për politizim të procesit. Kur s’ke fakte, do e bësh politike.

Për CEZ-DIA, nuk ju fal një gjë për Hajsek.

Prokuroria ka fshehur dëshminë e dhënë tek Ndini Tavani në 2011 të Hajsek.

Edhe ajo me 200 mijë bëhet për manipulim të opinionit publik. As merret vesh për çfarë është. As ka ndonjë përgjigje.

Unë jam këtu të mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin individual. Nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, zonja Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA.

3 Komente

  1. M
    Munika

    Vazhdo luaj teater o qelbesite, hajdut e vrases.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      200,000 euro te CEZ-DIA u beka per manipulim publik,700,000 euro te videos me Dritan Priftin u bene per manipulim publik. Ti dhe gruaja jote jeni te korruptuar deri ne palce. Familje e felliqte.

      Përgjigjjuni
      1. ÷÷

        Mona Lisa ēshtē nona korupsionit.E pamē nē big brother si opinioniste qē nuk i shpētonte asgjē.Duhet ditur qē ndarja juaj u bē e mundur pak para arrestimit tuaj, ndaj si thotē prifti apo lali Eri kur martohesh, i pasur dhe i varfër, nē shēndet dhe sēmundje., tē jeni bashkē ( nē momentin e martesēs)

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje