Avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane në not, Eva Buzo, është rikthyer sërish në Vlorë për të ndërmarrë një tjetër sfidë të rëndësishme në ujëra të hapura.
Ajo u nis nga zona e Radhimës në drejtim të Ishulli i Sazanit, ku po zhvillon një notim sfidues përreth ishullit më të madh të Shqipërisë. Fillimisht e shoqëruar nga anëtarë të stafit mbështetës, Buzo vijoi më pas e vetme rrugëtimin e saj sportiv në ujërat e Jonit.
Sfida përfshin përshkimin e vijës bregdetare të Sazanit, e cila shtrihet në rreth 15 kilometra, duke vënë në provë qëndrueshmërinë dhe përgatitjen e saj fizike në kushte të hapura detare.
Kjo nuk është hera e parë që sportistja zgjedh Vlorën si destinacion për sfidat e saj. Dy vite më parë, Eva Buzo tërhoqi vëmendjen e publikut me një arritje të veçantë, kur realizoi një notim të gjatë nga brigjet e Italia drejt Gadishulli i Karaburunit.
Nuk e dija we kemi rekordmene ne not. Megjithate, mendoj se pas notimit do te kete shume uri. Vete si praktikuese e disa stileve ne not, mund ti sugjeroja, kuzhinen e SinGapOre.. Dumplings, jane shume te pasura me kalori( per te zevendesuar ato qe humbet..), energji dhe vitalitet!! Uroj qe ta marre ne konsiderate sugjerimin tim, ne rast se keshillat mund ti duken te lodhshme pasi i ka rene Karaburunit rreth e perqark...