Nga mbetje në burim ekonomik, praktika e ekonomisë qarkulluese merr jetë në bizneset shqiptare

20 Qershor 2026, 12:25Ekonomia TEMA
Nga mbetje në burim ekonomik, praktika e ekonomisë qarkulluese merr


“Jemi në Divjakë, aty ku Robert Kokoneshi ka nisur një eksperiment. Merr mbetjet nga tokat e fermerëve, i përpunon ato për t’i kthyer në pleh organik të kompostuar.

Më pas produktin ua shet fermerëve, ndërsa synimi është eksporti drejt vendeve të Bashkimit Evropian."

Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian. Me të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian tashmë të hapur, qëndrueshmëria, tranzicioni i gjelbër dhe praktikat e përgjegjshme të biznesit janë bërë parakushte kyçe për të mbijetuar në tregun evropian.

“Gjithçka nis nga mbetjet bujqësore që mbeten pas çdo sezoni prodhimi. Në vend që ato të digjen ose të përfundojnë në grumbuj mbetjesh, ne i mbledhim dhe i nënshtrojmë një procesi të kontrolluar kompostimi.

Ky proces kërkon kohë, monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes për të ruajtur cilësinë e produktit përfundimtar.

Plehu organik që prodhohet ndihmon në përmirësimin e pjellorisë së tokës, rrit aftësinë e saj për të mbajtur lagështinë dhe krijon kushte më të mira për kulturat bujqësore.”, tha Robert Kokoneshi, fermer në Divjakë.

Së paku në tre dekada e gjysmë, ekonomia ka ecur në të njëjtat shina, duke kopjuar veten, ndërsa politikat e ndërmarra kanë tentuar kryesisht përfitime afatshkurtra. Por sot vendi ka nevojë për hapa konkretë drejt modelimit të ekonomisë që ndërton bazën e duhur për brezat e ardhshëm. Këtë nevojë, disa biznese e kanë kuptuar e madje zbatuar.

Shumë prej materialeve që sot konsiderohen mbetje mund të ripërdoren ose të kthehen në produkte me vlerë ekonomike. Përfitimet nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e mjedisit.

Këto praktika ndihmojnë në uljen e kostove të prodhimit, krijojnë mundësi të reja punësimi dhe i bëjnë bizneset më të përgatitura për standardet që kërkon tregu evropian.

Nëse duam një ekonomi më të fortë dhe më konkurruese, duhet të investojmë më shumë në inovacion, teknologji dhe modele që përdorin burimet në mënyrë më efikase.”, tha Sinkron Nerta Tushe, biologe.

Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet ekonomikisht edhe në periferi. “Unioni” po i jep një dorë vendit në këtë drejtim me instrumentet Ekonomia Qarkulluese e BE-së dhe Qytetet e Jetueshme, si dhe EU4Innovation, dhe zbatohen nga GIZ. 

Lini një Përgjigje