Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot nën drejtimin e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, në një takim ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas agjendës, mbledhja do të hapet nga kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri Rama.
Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është ecuria e procesit të integrimit europian. Deputetët do të informohen mbi konkluzionet e Konferencës së Tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian dhe zhvillimet më të fundit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Në rendin e ditës është përfshirë edhe prezantimi i paketës së ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa secili deputet socialist do të ketë në dispozicion deri në dy minuta për të ngritur pyetje ose për të kërkuar sqarime.
Një tjetër pikë me interes të veçantë pritet të jetë informimi mbi procedurat e ndjekura deri më tani për projektin e investimit në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit. Gjithashtu, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrative, Arbjan Mazniku, do të paraqesë një përditësim mbi ecurinë e reformës territoriale, ndërsa Taulant Balla do të raportojë për detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve të grupit parlamentar.
Takimi do të mbyllet me fjalën përfundimtare të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Mbetet për t’u parë nëse gjatë diskutimeve kryeministri do të komentojë edhe zhvillimet e fundit politike, përfshirë çështjen që lidhet me deputeten Martjana Koçeku apo deklaratat e fundit të kryeparlamentares Elisa Spiropali në lidhje me protestat.
Nuk e kam votuar PS .. Kam pare vidéo ne Youtube nje gazetaruce e kazanit Top Qenef ne mos gabohem Sidorela edhe kryeministri Rama oooooo ZOT pa fjale ne français i thone ( Bouche B ) jo vetem pa nivelé ne gazetari , por nje fermer e pa edukuar , feminore e perkedhelur deri ne peshtiresi i drejtohesh kryeministrit me nje langage banal deri ne bullizim , si mundet....... Qendrimi Rames ishte jo i duhuri i nje te zgjedhuri , ai duhet ta mbyllte me shpejte intervisten dhe ti drejtohesh drejtuesve te Top Qenefit me nje note.....
Ky Qypi do të lë gjithandej "gozhda të Nastradinit" që do i mbesin përgjithmonë në trup Shqipërisë!
E ke fjalen per Bejleri Greqis Kurtovitçi Serbis dhe Abdylqerim Maqedonis apo per koqevaret e ardhur per destabilizim. Po kuptohet qe keta cenojne sigurin kombetare.... Harrova Fatos Lubonjen , Shpend Gashin se mithomanet Sazan Gurri Alfred Çako jane varri leshin
I nxori Rama ne ledh qent endacak nxori zbuluar kokat antishqiptare. Po tani çfare do béni....hani mute shkoni ne Serbi te Kurtovitç ne Maqedoni te Abdylqerimi po me mire ne Greqi te Fredi Shehu Bejleri.. Me vjen keq per konet e pafajsheme te boulevardit qe u genjyen nga hienat
Çfarë "mbledhje" kur Gjatoshi çdo gjë bën kryenëvete?
Oh, paska takim Faraoni me mumjet, vetem 2 minuta drejt fjale ,?! Pregatitni valixhet ma mire koha, juaj mbaroj ,ska patronazhist qe ju shpeton
Mos mos e beje falja kete rradhe... Ti qenke trap, PS ka nje milione votues ti thua i erdhi fundi nga 100 rrugaçe qe enden rrugeve si qent endacak. Te rroshe vete ngushellime familjes . Ti as emrin nuk ti ti shkruash le capital belge
Thirini mendjes o patronazhista.Anija po ju mbytet ,kapitenin e keni palle.Filloni te notoni me rrymen qe te shpetoni.