“NATO ka nevojë për ne”, Zelensky: Ukraina do të ishte ushtria e dytë më e fortë e aleancës

20 Qershor 2026, 08:25Bota TEMA
“NATO ka nevojë për ne”, Zelensky: Ukraina do të

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e armatosura ukrainase përbëjnë në praktikë “ushtrinë e dytë më të fortë të NATO-s”, pavarësisht se vendi i tij nuk është ende anëtar i aleancës ushtarake perëndimore.

Duke folur për gazetarët, Zelensky tha se “NATO ka nevojë për ne”, duke shtuar se ky është tashmë një fakt i pranuar nga udhëheqësit e vendeve anëtare të aleancës. Sipas tij, rezistenca e Ukrainës kundër pushtimit rus ka treguar aftësinë e ushtrisë ukrainase për t’u përballur me forcat ruse, të cilat konsiderohen gjerësisht ndër më të fuqishmet në botë.

Ukraina vazhdon të mbetet jashtë NATO-s, ndërsa ushtria më e fuqishme e aleancës mbetet ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi i Kievit në NATO është një nga çështjet më të ndjeshme të konfliktit, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka përmendur vazhdimisht parandalimin e këtij procesi si një nga objektivat e luftës.

Presidendti Zelensky theksoi se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n janë ngadalësuar që kur SHBA+JA nisi përpjekjet për të ndërmjetësuar zgjidhjen e konfliktit mes Kievit dhe Moskës.

Presidenti ukrainas gjithashtu pretendoi se Putin synon të qëndrojë në pushtet deri në fund të jetës dhe se objektivi i tij afatgjatë është rikthimi i ndikimit të ish-Bashkimit Sovjetik, e cila u shpërbë në vitin 1991.

“Pa Ukrainën kjo është e pamundur, dhe pikërisht për këtë arsye gjithçka është kaq e vështirë për ne, ukrainasit”, deklaroi Zelensky, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të vendit të tij në përballjen me Rusinë.

2 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Kësaj i thonë të ritësh gjarpërin në shtëpi! Bota s'ka për të patur qetësi, për sa kohë do kemi udhëheqës të tipit Zelinski, ???? (qenë rrugësh) qe ushqehet nëpër koshat e plehërave...!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku 2

      Bravo Zhvejku.Ay e heq veten superior.Per ironi te fatit europianët nuk e kanë kuptuar qe zhelen ta bejnë president te Europes dhe kështu shpëton Ukranina dhe gjith europa.Rusia mposhtet.Europa o xhele ështe K......plakë dhe ka eksperiencë.Nuk e kupton qe tallen me ty,se po tua mbante e sulmonin Rusine,por ne strofkullen e vet,ariu i bardhë nuk ngacmohet dhe kete e dine europianet.Ndoshta ndokush me euforine e droges dhe alkolit mund te delirojë per te kunderten.Eshte krim qe popullin tend e cove ne lufte,kur te gjithë faktoret tregonin se ishe inferior ne te gjitha.Per hajër te qoftë enderro.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje