Vonesa të gjata në Kapshticë, fluksi bllokohet nga sportelet e reduktuara

19 Qershor 2026, 22:20Kronika TEMA
Vonesa të gjata në Kapshticë, fluksi bllokohet nga sportelet e

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Krystallopigi, në anën greke të kufirit me Kapshticën. Kolona e mjeteve ka kaluar dy kilometra, ndërsa udhëtarët janë detyruar të presin mbi një orë për të përfunduar procedurat e kalimit.

Sipas udhëtarëve, situata është shkaktuar nga puna me sportele të reduktuara nga ana e policisë kufitare greke, si dhe nga zbatimi i procedurave të reja të kontrollit. Marrja e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimi i fytyrës për çdo udhëtar ka shtuar kohën e përpunimit në kufi, duke krijuar vonesa të konsiderueshme.

Problematika është shfaqur që në fillim të implementimit të këtij sistemi dhe vijon të sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Situata ngre shqetësime të veçanta në prag të sezonit turistik veror, kur fluksi i lëvizjeve pritet të rritet ndjeshëm. Qytetarët kërkojnë shtim të sporteleve dhe masa për përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata në kufi.

1 Komente

  1. T
    Te

    Patriote qe vijne per te protestuar ndaj korrupsionit te rames

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje