Marrëveshja SHBA-Iran/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

18 Qershor 2026, 23:10Bota TEMA
Marrëveshja SHBA-Iran/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kritikuar ashpër kundërshtarët izraelitë të marrëveshjes së përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Duke folur me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Vance tha se presidenti Donald Trump është ndër liderët më mbështetës ndaj Izraelit në botë dhe paralajmëroi se kritikët izraelitë duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre.

“Megjithatë, një aspekt më shqetëson: disa anëtarë të qeverisë së Bibit e kanë kritikuar hapur marrëveshjen dhe, në disa raste, e kanë sulmuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara në terma shumë personalë. Problemi për Izraelin nuk është Donald J. Trump; kushdo në Izrael që beson se problemi kryesor është Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të hapë sytë dhe të pranojë realitetin me të cilin përballet vendi”, tha Vance.

JD Vance tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye presidentin Donald Trump janë i vetmi aleat e Izraelit.

“Izraelitët duhet të zgjohen dhe të nuhasin ajrin përreth shtëpive të tyre. Pse po e kritikojnë izraelitët Trumpin? Trump udhëheq një superfuqi dhe është aleati i vetëm i Izraelit”, tha Vance.

Ai theksoi gjithashtu se një pjesë e madhe e kapaciteteve mbrojtëse të Izraelit financohen nga Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni mbetet një aleat kryesor i Izraelit. Vance shtoi se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Izraelit duhet të trajtohet me kujdes dhe se politikat e ardhshme duhet të bazohen në interesat strategjike të të dy vendeve.

Të dy vendet nisën së bashku luftën kundër Iranit më 28 shkurt, por Trump e ka kritikuar Izraelin për sulmet e vazhdueshme ndaj Libanit që kërcënuan të prishnin marrëveshjen me Teheranin. Marrëveshja e paqes është firmosur sot nga presidenti i Amerikës Donald Trump dhe nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian. Ndërkohë nesër në Zvicër do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në nivel delegacionesh.

Lini një Përgjigje