Kryeministri Edi Rama, mori pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një nga platformat më të rëndësishme të sipërmarrjes gjermane.
Konferenca mbledh çdo vit ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si edhe përfaqësues të institucioneve kryesore gjermane, përfshirë Bundestagun, Kancelarinë dhe trupin diplomatik.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat e mëdha gjeopolitike me të cilat po përballet Europa, duke theksuar se kontinenti duhet të jetë i gatshëm të përqafojë ndryshimet dhe të ndërtojë politika të orientuara drejt së ardhmes.
“Europa përballet me sfida të mëdha gjeopolitike, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Lini një Përgjigje