OMONIA doli sot me një deklaratë për shtyp për të mbrojtur Redi Muçin dhe Lëvizjen Bashkë, ndërsa më sulmoi mua.
Pyetja është e thjeshtë: ç’lidhje kanë OMONIA dhe Vangjel Dule me Redi Muçin dhe Lëvizjen Bashkë?
Ç’lidhje ka një organizatë e minoritetit grek me një lëvizje marksiste dhe neokomuniste?
E thashë qartë edhe mbrëmë në emision: nuk kam asgjë kundër minoritetit grek. Përkundrazi. Sarandiotët e dinë mirë marrëdhënien time me vëllezërit minoritarë.
Sulmin e tyre e prisja, sepse prej ditësh po ua nxjerr zbuluar tezat.????
Problemi është se po përpiqen t’i imponojnë kësaj proteste teza politike që nuk kanë asnjë lidhje me problemin real të banorëve dhe po fshihen pas kauzave të tjera.
Kjo është një protestë energjike dhe qytetare. Nuk duhet të devijohet nga askush për interesa dhe axhenda që nuk janë të sajat.
????Fakti që sot OMONIA doli në mbrojtje të Redi Muçit dhe të tezave që kam denoncuar prej ditësh flet më qartë se çdo fakt që mund të sillja unë.
Vazhdoni bëni sikur nuk kuptoni, se këta do i nxjerrin maskat vetë dhe pastaj do shohim kush ka të drejtë. Sa keni këta në krah, e tezat e tyre në krye, më keni KUNDËR!
Lini një Përgjigje