Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar pas debatit televiziv me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, duke e akuzuar atë për standard të dyfishtë në qëndrimet ndaj ndërtimeve në zonat e mbrojtura.
Në reagimin e tij, Bido e cilëson Muçin si “marksist oligark” dhe thotë se ai proteston vetëm në rastet kur nuk ka lidhje interesi apo pronësie me zonat për të cilat flitet.
Sipas deputetit socialist, Muçi ka dalë publikisht kundër projektit në Zvërnec, duke u paraqitur si mbrojtës i mjedisit dhe i zonave të mbrojtura, por nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim për një tjetër zonë të mbrojtur, atë të Amaresarit brenda Parkut të Butrintit, ku Bido pretendon se familja e tij ka aksione.
Reagimi i plotë i deputetit Ardit Bido:
Marksisti oligark Redi Muçi proteston aty ku ai s’ka përqindje pronësie në zona të mbrojtura????
Shih si ngec gëk mëk kur i nxjerr hartën e zonës së mbrojtur në Butrint ku familja e tij ka aksione dhe i kërkoj të di pse s’ka protestuar për ndërtimet aty!
Redi Muçi sot del si protestues i madh për mosndërtimin në Zvërnec, si mbrojtës i zonave të mbrojtura, si patriot, si zëri i të varfërve dhe si revolucionar kundër interesave private.
Por pyetja është shumë e thjeshtë:
Pse nuk doli Redi Muçi të protestonte për zonën e mbrojtur të Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, që është zonë e mbrojtur e kategorisë 2, ku familja e tij është aksionere?
Ndërkohë që sot bën revolucion për Zvërnecin, një zonë e mbrojtur e kategorisë 5?
Çfarë ndryshoi?
Zona? Parimi? Apo përqindja?????
Si mund të bësh patriotin shqiptar kur je nipi i vorioepirotistëve të Himarës?
I njëjti që sulmon sipërmarrjen dhe kapitalin, por nuk ka problem me kapitalin kur lidhet me rrethin e tij.
I njëjti që deklaron se nuk është marksist, por më pas flet vazhdimisht në emër të Marksit.
Patriotizmi nuk matet me pankarta.
Mbrojtja e mjedisit nuk matet me protesta selektive.
Dhe integriteti nuk matet me sa fort bërtet për një çështje, por me faktin nëse mban të njëjtin standard në çdo rast.
Unë jam pro ndërtimit si në Arameras edhe në Zvërnec! Ai është selektiv në varësi të lekëve oligarke që ka.????
Kjo është arsyeja pse problemi i Muçit nuk është Zvërneci.
Problemi është dyfytyrësia.????
Mos i kerko llogari Redit per ndertimet ne parkun e Butrintit por atyre qe ndryshuan ligjin dhe lejuan ndertimet,pra qeverise tende.Shkurt fare Edi Rames.
O k nuk e kupton qe dalim ne proteste per korrupsionin. Pasi prej korrupsionit te rames vijne zinxhir gjithe poshtersite e tjera.
Dhe Tedi Muçi ka tē drejt tē veçohet nga nisma bashkē e Arlindit.Duke dalur deputet i panvarur, i jep njē shanc tē dytē rizgjedhjes sē tijē nē legjidkaturēn 2029-2033.
O Bido dhe ti djalë e nip enveristi je, ke studjuar në greqi e po vazhduam me biografitë një zot e di se çfarë del ti.Përmbahu temës së ditës e jo biografive.