Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi po zhvillon një vizitë në Uashington, ku është takuar me Drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Mary Beth Morgan.
Kryefjalë e diskutimit ka qenë avancimi në projekte me interes të përbashkët për të dy vendet.
Me një postim në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamje nga takimi, ministri thekson se bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet shtyllë themelore për modernizimin e FA-ve, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimin e kontributit të vendit në kuadër të aleancës Brenda NATO-s.
“Gjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim me Drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (#DSCA), Mary Beth Morgan, me të cilën diskutuam për avancimin në projekte me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi ynë strategjik me SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe forcimin e kontributit të vendit tonë në kuadër të Aleancës brenda NATO”, shkruan Nufi.
Lini një Përgjigje