Argjentinë 3-0 Algjeri/ Messi "i lavdishëm", shënon tre gola dhe barazon rekordin e Klose

17 Qershor 2026, 09:30Sport TEMA
Argjentinë 3-0 Algjeri/ Messi "i lavdishëm", shënon tre

SHBA, Kansas - Argjentina, kampione e botës në fuqi, iu fal këmbëve të Lionel Messit për të mposhtur 3-0 Algjerinë në debutimin e tyre në Kupën e Botës 2026, me ndeshjen që vlente për Grupin J. 'Pleshti' shënoi tre gola spektakolarë duke bërë që 69 mijë tifozët në stadium dhe miliona të tjerë në mbarë botën të adhurojnë edhe njëherë 'magjinë' e tij në 'kërcimin e fundit'.

Dominimi i Argjentinës u pa që në minutat e para, me Messin që shënoi gol, por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në minutën e tetë Algjeria do t'i befasonte të gjithë pasi gjeti golin me Chaibi, por edhe ai u ndal për pozicion jashtë loje.

Duhej minuta e 17-të që ndeshja të zhbllokohej. Messi mori një pasim nga de Paul dhe me të majtën nga jashtë zone lëshoi 'një predhë' e cila u ndal pas krahëve të portierit Zidane.

Pjesa e dytë vijoi sërish me 'melodinë' e së parës, atje ku Argjentina kontrolloi lojën, por Algjeria kishte disa raste të rrezikshme. Në minutën e 60-të Messi shënoi edhe golin e dytë. Një goditje nga jashtë zone nuk u ndal si duhet nga Zidane dhe Messi me të djathtën dhe me finesë e ndali sferën në rrjetë.

Goli i tretë i Messit u shënua në minutën e 76-të pas një asisti të Gonzales. Kështu, kampionët në fuqi të botës e nisin aty ku e lanë katër vite më parë në Katar, duke treguar se do të jenë një 'kockë e fortë' për t'u thyer edhe këtë Kupë Bote.

Rekordet e Messi

Me këtë ndeshje Messi është bërë për momentin futbollisti i vetëm në botë që ka luajtur në gjashtë edicione të Kupës së Botës. Me tripletën e sotme Messi e çon në 16-të numrin e golave të shënuar në Kupat e Botës, duke barazuar Miroslav Klosen e Gjermanisë. 'Pleshti' ka shanse të marrë kreun e renditjes dhe të gdhendë emrin e tij me gërma të arta.

Për herë të parë Messi debutonte në vitin 2006 me Argjentinën në Botëror, duke shënuar kundër Serbisë dhe Malit të Zi në fitoren 6-0, paçka se futej nga stoli. Ai ka luajtur 27 ndeshje në Botërorë, ku përveç 16 golave ka dhënë edhe tetë asiste.

Për Messin ndeshja e sotme ishte e 200-ta me Argjentinën në gjithë historinë, duke e dërguar në 120 numrin e golave të shënuar për kombëtaren e tij. Duket se futbolli i ka borxh këtij njeriu.

Situata në Grupin J

Pas këtij suksesi Argjentina mban kreun e renditjes me tre pikë, duke lënë pas Algjerinë. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm me kohën shqiptare, në Los Angeles u luajt ndeshja tjetër e ketij grupi, ajo mes Austrisë dhe Jordanisë, që Austria e fitoi 3-1.

TemA

7 Komente

  1. P
    Ptuh

    Kete shkurtabiq muti e mban FIFA me hater. Boterorin e kaluar kur fitoi me hile i dhane nga nje penallti cdo ndeshje. Edhe kete ndeshje, duhej te merrte karton te kuq kur ja futi tjetrit me kembe, dhe nuk mori as te verdhe. Organizate e korruptuar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten gomeret

      Cfare flet o rrote kari! Ti nga futbolli sja thenke fare karton I kuq per cfare per nje ngaterim kembesh pa lidhje si nderhyrje? Ik shiko curling idiot ne se je tifoz I tjeter kujt ha mut.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Ik o koqe kandari,shko mil dhite me mire,se nga futbolli qenke cope.

        Përgjigjjuni
        1. H
          HAHAHAHAHA

          @Ptuh. Avash se po i djeg bytha fansave te Mesushit ne komente.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Po te kruhet bytha dhe nuk ka kush te ta kruaje?

            Përgjigjjuni
        2. A
          Anti

          Ju detyroi ju kurvave te Ronaldos te kafshoni gjuhen. Klasi Lind nuk fitohet me pompa apo duke u stervitur 10 ore eshte I shkruar nga perendia.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Messi beri kater gola ne.fakt,po te mos ishte dhene ai ofsajti.idiot. Ofsajti eshte bere per te mos u grumbulluar mullar te.porta,jo si qellim ne.vetvete a i ka dale maja e hundes sulmuesit perpara mbrojtesit. Rezultati real ishte 4-1.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje