Projekti i FIFA-s nuk funksionon. Me zgjerimin në 48 kombëtare pjesëmarrëse, disa ndeshje nuk kanë ekuilibër. Polemika dhe për orarin kur luhen ndeshjet, leksioni i USA 94 nuk ka shërbyer.
Në SHBA gjithçka është në versionin maxi: çmimet, porcionet, maiknat, distancat. Edhe Botërori i dizenjuar nga FIFA pasqyron këtë gjigantizim, por duket se nuk është një avantazh. Ndeshjet thuajse janë dyfishuar, nga 64 në 104; kombëtarët pjesëmarrëse kanë shkuar në 48; vendet organizatore janë 3.
Zgjerimi nuk ndalet, pas 4 vitesh do të kemi 6 vende të përfshira në Botëror: Spanja, Portugalia dhe Maroku, plus Argjentina, Uruguai dhe Paraguai me nga një ndeshje secili.
Sa më shumë zgjerohet Botërori, aq më i bukur bëhet! Këtë mendon FIFA, por shfaqja e parë teknike nuk ishte aspak mbresëlënëse. Kualiteti i ndeshjeve nuk e kap nivelin e duhur, përkundrazi. Në anën tjetër, të luash në orare kur zakonisht drekohet, nuk ndihmon aspak ata që zbresin në fushë. I nxehti është sfilitës dhe këmbët “shuhen” para kohe. Zgjedhja e orarit është e diktuar edhe nga tregu televiziv në cepa të ndryshëm të botës.
Janë dy sinjale që çdo telespektator merr si sinjal i argëtimit të dështuar. Oleja duket se ka dalë nga moda, por përsëritet në çdo turne të madh. Për më tepër, nuk vlen kur loja nuk përmbush pritshmëritë. Dhe kur nuk shihen hijet në fushë, mesazh i diellit të fortë. Vështirë të përshtatesh në një realitet kaq mbytës. Leksioni i 1994-ës, me një finale të luajtur në mesditën kaliforniane që mbeti në histori si nga më pak tërheqëset, nuk paska shërbyer. Me shumë mundësi, është ndjekur e njëjta rrugë e interesave të ndryshëm.
Që në Katar, me turneun që copëtoi kampionatet më të rëndësishme, niveli i kompeticionit u ul. Shumë lojtarë dhe bashkë me ta edhe skuadrat, kaluan një vit pa ndërprerje të paprecedentë. Tani, me zgjerimin në 48 kombëtare, disa ndeshje kanë vlera pak të ekuilibruara. Gjigantizimi dëmton.
Për pjesëmarrjen nga çdo konfederatë, Europa është penalizuar dhe kjo nuk thuhet për faktin se mungon Italia. Është e qartë se masa XXL e kompeticionit rrit modestinë e disa pjesëmarrësve dhe ul shifrën e klasit.
“Time out”-et, apo pauzat për idratim, janë parë nga gjithë bota si një mënyrë për ta ndarë ndeshjen në 4 pjesë për reklamat nga ata që paguajnë më shumë. Nuk është një mbështetje për skuadrat dhe trajnerët.
Në futbollin e sotëm janë simulimet, dëmtimet e shtirura, humbjet e kohës të çdo lloji që ndalin lojën. Nëse institucionalizohet dhe ndalesa në mes të çdo pjese, njerëzit mërziten dhe përgatisin ushqimin për qenin, nëse janë në shtëpi. Edhe në stadium emocioni vritet.
Kjo formulë e FIFA-s së Infantinos duket se nuk po bind.
Ky tullac i korruptuar e ka prishur FIFA-n. Nuk ka kuptim te mbash Boterorin ne Ameriqi me ndeshje ne 4 te mengjesit me oren e Europes kur ekipet me te forta jane te vendeve europiane. Edhe ndeshje ne Amerike ne pike te drekes per te kapur oren e darkes ne Europe nuk kane kuptim. Nuk ka kuptim as te kualifikohet Kurasao ne Amerike dhe te rrije ne shtepi Italia. Pasi i shiti FIFAn sheikeve te Katarit tani po e dhjet prape boterorin. Hiqeni qafe kete fontamas.
Po ne cfare ore duhet te behen ndeshjet ? 16 , 18 , 21 me oren e Europes , keshtu ? Po bie ne mengjes dhe ne dreke me oren e SHBA , Meksike dhe Kanada....po ata tifoze qe kane blere biletat dhe jane ne pune ne ato orare , si t'ia bejne ???............sa per Kurasaon , kini parasysh qe eshte kampionat boteror , pra ka perfaqesim nga te gjithe konfederatat ne Bote. Atehere sipas jush , meqe shtetet me te forta jane nga Europa , le te futen te gjitha....por pastaj nuk ka kuptim ta quajne kampionat boteror.....e sa per Italine , le te mundte Bosnjen ne Playoff po te kishte kellqe dhe le te futej ne boteror , ka kohe qe Italia eshte kthyer ne skuadra patatinash !!!!