Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

21 Qershor 2026, 12:05Blog TEMA
Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka

Nga Ilir Demalia

Protesta e flamingove nuk është protestë. Është performancë kolektive e një shoqërie që ka humbur kuptimin e revoltës dhe tani proteston si konsum kulturor, si selfie morale, si ritual provincial me filtra instagrami dhe qeleshe folklorike mbi një zbrazëti totale qytetare.

Në një vend normal, flamingoja do ishte simbol ekologjik, estetik, një metaforë për ekuilibrin e brishtë mes natyrës dhe barbarisë urbane. Në Shqipëri gjithçka degradohet në folklor militant. Edhe flamingoja. Edhe protesta. Edhe revolta. Sepse këtu çdo gjë që prek turma kthehet në daulle, flamur dhe ulërimë fisi.

Dhe ja ku jemi sërish: njerëz që nuk lexojnë, nuk artikulojnë, nuk ndërtojnë mendim kritik, por bërtasin. Gjithmonë bërtasin. Sot për flamingot, nesër për një parti tjetër, pasnesër për një lider tjetër provincial me kostum europian dhe mendësi pazarxhiu oriental. Kjo është tragjedia shqiptare: mungesa absolute e elitës civilizuese që ta transformojë revoltën në vetëdije.

Sepse protestat nuk ndryshojnë shoqëri kur shoqëria vetë mbetet e pandryshuar në instinktet e saj më primitive. Nuk ndryon asgjë kur gjuha publike është gjuhë urrejtjeje, kur artikulimi është histeri, kur estetika kolektive endet mes folklorit banal dhe propagandës televizive. Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti.

Dhe qeveria këtë e di shumë mirë.

Qeveria nuk ka frikë nga protesta e flamingove. Përkundrazi. E pret me qetësi cinike. Sepse sistemi shqiptar është ndërtuar pikërisht mbi këtë model shpërthimi emocional pa strukturë, pa elitë, pa memorie historike dhe pa organizim qytetar real. Do të lejojnë pak zhurmë, pak tension televiziv, ndonjë deklaratë morale për kamerat, ndoshta edhe ndonjë polic që shtyn turmën sa për spektakël demokratik, dhe pastaj gjithçka do të tretet si çdo herë në lodhjen kolektive shqiptare.

Sepse regjimi shqiptar nuk mbahet nga forca. Kjo është keqkuptimi më i madh. Ai mbahet nga provincializmi kulturor i vetë shoqërisë. Nga dëshira e turmës për t’u identifikuar me flamurin dhe jo me idenë. Nga urrejtja ndaj mendimit kritik. Nga triumfi i vulgaritetit mbi qytetarinë.

Në vitet ’90 ekzistonte të paktën iluzioni i një etike rebelimi. Një brez që kishte lexuar fshehurazi, që dëgjonte Pink Floyd, Beatles, Doors, që e lidhte lirinë me kulturën. Sot revolta vjen nga TikTok-u dhe financohet emocionalisht nga algoritmi. Nuk kemi më kundërkulturë. Kemi vetëm shpërthime impulsive pa kujtesë dhe pa projekt.

Prandaj protesta e flamingove do të ndjekë fatin e çdo proteste shqiptare: do të nisë me entuziazëm emocional, do të degradojë në folklor politik, do të përçahet nga militantët dhe sherbëtorët mediatikë, dhe në fund sistemi do ta përthithë si çdo gjë tjetër.

Sepse Shqipëria nuk prodhon revolucion qytetar. Prodhon cikle histerie kolektive që përfundojnë gjithmonë duke ushqyer të njëjtin mekanizëm pushteti.

Haxhiqamilizmi nuk ka vdekur. Vetëm ka ndërruar kostum, ka hapur profil në rrjete sociale dhe valëvit flamurin europian mbi të njëjtën errësirë mendore.

11 Komente

  1. Z
    Zahof

    ????????????????????????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje e vertet e modhe........

      Muslimon brothers m'Albaniston big problem..... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
      1. A
        A

        ❣️

        Përgjigjjuni
        1. k
          kafe e hidhur

          te predikosh civilizim e qytetari duhet minimalisht ti posedosh vet..iliri kur del ne tv vec gerthet e bertet..veshtire te bej ai moral qytetarie

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aqifi

            Nuk I heq asnji presje pse jemi kaq pa kulture. Mire e kishte Tarasi keta per te hyre ne Tirane duhet te hynin me bilete hyrje e dalje e mer Taras sa duhesh ne keto dite pastaj kthehy te veni atje ne Sharre. Me respek Aqif Kapertoni.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cimi

              Demalia T.Q.R

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi

                Bravo syco....brilant...po kujt ja thu...injoranteve qe kane qelb kete vend me 800 xhamia beduinesh..dhe kubtojn se mund te ndertojn ,,,,,demokraci,,,,,

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PS si ne kohen e Nanos

                  Ky nentor do te jete me i ftohti qe ne 2013 per 'opoziten' dhe shume agjente te dyfishte ne PS do te demaskohen dhe largohen nga partia qe po fillon te reformohet

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lani

                    E ke qarë o Syç. „Haxhiqamilizmi nuk ka vdekur. Vetëm ka ndërruar kostum, ka hapur profil në rrjete sociale dhe valëvit flamurin europian mbi të njëjtën errësirë mendore.“ ????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nn

                      O liro ne vitin 91 kur u bon protestat ti ske qen ktu prandaj mos fol kot .Ateher ishte kunder komunizmit sot esht kunder drogaxhiut mafioz qe shet atdheun per te mbajt pushtetin por dhe njerezit ndryshojn per nje kock si puna jote qe ske takat me punu ne amerik .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrat prej natyre

                        Dhe kush flet, nje katunar tropoje! Sigurims dhe i gjitheperdorur!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje