Lëvizja Mexhlis reagon ndaj deklaratave për “infiltrim” të myslimanëve në protestë

22 Qershor 2026, 18:49Politika TEMA

 

Lëvizja Mexhlis reagon ndaj deklaratave për “infiltrim”

Lëvizja Mexhlis ka reaguar ndaj deklaratave të një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, i cili pretendoi se në protestë ka persona të lidhur me grupe fetare nga Turqia. 

Mexhlis i cilëson këto deklarata si provokuese dhe të pabazuara, duke kundërshtuar akuzat se myslimanët që marrin pjesë në protestë janë të infiltruar. Sipas tyre, pretendimet se flamuri i Izraelit është hequr nga imamë apo besimtarë myslimanë nuk mbështeten në asnjë provë. Mexhlis akuzon gjithashtu Arben Kolën se po përpiqet të intimidojë protestuesit përmes referencave ndaj antiterrorit dhe i krahason këto deklarata me narrativat e përdorura nga kryeministri Edi Rama. Në fund të reagimit, organizata hedh poshtë çdo akuzë për ndikime të huaja në protestë dhe kërkon të ndalet stigmatizimi i myslimanëve.

Reagimi i plotë:

Reagim mbi deklaratën se myslimanët në protestë janë infiltruar nga Turqia

Në ditën e djeshme, një nga organizatorët e protestës, që është bërë palë me një grup që zotëron protestën, Arben Koloshi, i njohur ndryshe me emrin Alben Kola, ka lëshuar një deklaratë provokuese ndaj myslimanëve, duke i quajtur ata të infiltruar nga Turqia.

Gjatë fjalës së tij ai tha:
● Shteti izraelit, antiterrori dhe SHISH-i e dinë se në protestë ka njerëz që heqin petkun e imamit dhe dalin në protestë. Ne i dimë dhe do t’i demaskojmë ata.

Më pas, ai i quajti myslimanët që marrin pjesë në protestë të infiltruar nga Turqia dhe i barazoi ata me grupet greke dhe serbe, duke thënë:
● Ne e dimë kush janë grupet greke në Shqipëri, ne i dimë grupet serbe në Shqipëri, ne i dimë edhe grupet fetare nga Turqia.

Më pas ai përpiqet të intimidojë myslimanët që të mos marrin pjesë në protestë, duke u thënë se ata ose do t’i arrestojë antiterrori, ose ne do t’i nxjerrim me shkelma nga protesta, duke dëshmuar se Koloshi është pjesë e një grupi që ka forcë dhe mund të realizojë dëbim me dhunë nga protesta.

Ne konstatojmë se narrativës së Ramës me agjentë iranianë, grekë dhe serbë, së fundmi iu shtuan edhe agjentët turq. Kjo narrativë u nxorr nga vetë protagonistët e protestës, sepse Rama vetë nuk guxon t’i përmendë fantazi të tilla, në mënyrë që të mos prishet me Turqinë.

Për sa i përket akuzës së heqjes së flamurit izraelit nga myslimanët, kjo është tentativë dashakeqe e Arben Koloshit dhe grupit pushtues të protestës për të anatemuar dhe intimiduar myslimanët.

Nga pamjet që transmetohen me video duket një vajzë që nuk ka asnjë shenjë veshjeje fetare islame. Mbi çfarë baze Arben Kola (Koloshi) akuzon se flamuri është hequr nga myslimanët?

Qartazi, sajesa se flamuri izraelit u hoq nga imamë që kanë hequr petkun fetar, apo nga myslimanë që vijnë në protestë sepse janë infiltruar nga Turqia, nuk ka asnjë bazë.

Nga gjithçka që thuhet publikisht nga Arben Kola (Koloshi), duket se ai ka të njëjtën linjë me kryeministrin Rama apo autoritetet shtetërore dhe përpiqet herë pas here, në fjalimet e tij, të intimidojë protestuesit duke u përmendur antiterrorin, a thua se në sheshet e Tiranës po kryhen akte terroriste dhe jo protesta të ligjshme.

Më së shumti ndaj tij do të vlente shprehja, e cila vlen njësoj edhe për Ramën:

“O Arben, o idiot, çfarë agjentësh jemi sot!?
O Edvin, o idiot, çfarë agjentësh jemi sot!?” /VNA/

13 Komente

  1. P
    Populli shqiptar do te reagoje fuqishem

    Largojini nga Shqiperia keta iranianet e Mexhlis, largojino bashke me serbo-muslimanet e Kurtit. Po nuk mundet vete Ed Rama me shtetin e tij, te therrase popullin qe edhte 99% kunder mexhliseve e kunder sektit te Kurtit. Kosova shkoi oer kesh, e ne duhet te mbrojme Shqiperine mos jemi te njejtin fat.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Shiko se cfare katranosi nje i rrjedhur i cmendur si Palloshi : Perzjeu shoqata , shtete , fete .....duke i perfshire ne proteste , dhe duke kundervene shqiptaret me shqiptaret dhe kunder te tjereve.....Mbylleni ne cmendine sa nuk eshte vone !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        edhe bythqirat e grekut duhet ti zhdukin nga vendi. Me pare ti qine ne bythe pastaj ti dergojne me autobuza ne greqia

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

          Citjonezi,jan acaru keq sorrollopi i Erdoganit e Hanomes Linda..... Nese le karriken e krieministrit nuk te sos dot as sulltoni as lesht e Kemol Ismael....hahahaha!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Detari

          ky ne foto eshte arab duket nga pamja

          Përgjigjjuni
          1. O
            One

            Nje nga grupet e infiltruara e nxorri koken vet. Kishte te drejt Kola qe do dalin te gjith. Grupi Mexhelis te shofi punet e zotit, ska pun me ceshtjet e shqiptareve. Mos te vij neper protesta e te na bej diskutime fetare apo thirrje fetare. Nqs ndajn kauzen e protestes, te gjith shqiptaret jan mese te mirepritur si qytetar te ketij vendi, pavarsisht nga feja apo bindjet. Por grupet si Mexhelisi qe e nxorri koken ngaqe i dogji fort nga ajo qe tha Kola, apo grupe te tjera si puna e ketij, larg putrat, larg axhenden e tyre nga protesta. Jo per gje po keni per tu degjeneruar te gjith, kjo protest ka per ti nxjerr te gjith cullak. Se ne fund te fundit Erdogani, palloshin ka shokun me te mir ne ballkan.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Palloshi

              Kola eshte nga te paret e protestes, njeri i thjesht dhe punon si guid turistike, dhe ne vitet e fundit e ka par se cfar i eshte ber natyres shqitpareve, plazheve me stilin e zatuesit Saimir Mane, ricikluesi i parave te narkosave. Po do i vij dita dhe Manes qe na ben si filantropik i madh. Ka dal ne dosjet e narkosave edhe ai. Then kete, me te vertet po e nxjerrin koken grupet dashakeqese, duke filluar me Mexhelisin. Pse i dogji Mexhelisit, ai nuk permendi me emer keta. Kujton Mexhelisi se policia dhe sherbimi sekret eshte i palloshit, nuk e di Mexhelisi qe eshte i shqiptareve ne rradhe te par. Mexhelisi te mos haj shum mut e te mos duket me ne protest. Te iki njeher te protestoj per te drejtat demokratike ne Turqi Mexhelisi pastaj te na jap leksione demokracie neve. Bravo Kola, nxirri te gjith bythqimat, duam emra. E dim qe patriotet e vertet po ndihmojn, edhe ata ne strukturat e shtetit.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kallojer Besford Fadil Edeppsēz Memele Gjoleka

                O Diare Dire Straits shko mor idjot se Siamen Sinoimeri po tē qin gruan mos u mer me komente.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurtovitçit duhet ndaluar hyrja ne Shqiperi

                  Jane terroristet e Vetfundosjes Serbe drejtuar nga antishqiptari Kurtovitç. Nje pjese nga Bejleri Greqis kemi dhe nje grupe nga Abdylqerimet Maqedonis sigurisht islamiste dhe pjesa tjeter rrugaçe rrugesh. Kurtovitçi duhet ti hiqet shtetesia shqiptare dhe te shpallet non grata. Nuk u ndjeva aspak mire kur kryeministri i kerkoje te shfajesonte kete antishqiptar. Ky derr do plumbin eshte i perbetuar si antishqiptar

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigrant

                    Shqiperia sa me par te filloi eleminin e islamistave aw me e gjat qr jete jetegjatesia e shtetit shqiptar Ata skan asnji lidhe me Gjergj castrioti skenderbeu Ata falen per sulltanet qr kan bere deme te pa krahushme shqiperi

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      a.a

                      mexhlis e te tjere jo banore te Shqiperise: ZHDUKUNI NGA SHQIPERIA. Shpresoj qe vete shqiptaret ti nxjerrin keto lloj e sorolloj SI jashteqitje jashte Shqiperise.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hajdari

                        O gazeta mos shkruni e mos e nxirrni mo ket bole Kola a ca mutin osht ky,se po i duket vetja i rendesishem karit.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Geri

                          Opa na doli dhe lëvizja Mexhlis se kisha dëgjuar ndonjëherë deri më sot,avash avash po duken të gjitha petët e lakrorit. S'paska ngel njeri pa i fut hundet në këtë protestë,sa shumë patriotë shqiptarë që paskemi patur ,do dali dhe lëvizja por Palestinës,lëvizja pro Iranit,vetëm lëvizja pro Shqipërise nuk del,të gjithë të shitur ,indetifikohen ca me Iranin ca me Palestinën ca ke Turqinë ca me Greqinë ca më Kurtin,ca më Vlen,ca me Serbinë ca me Rusinë,plot me antishqiptare,vetëm pro shqiptare s'ka asnjë lëvizje. Mjerim për këtë popull që janë shitë pjesë pjesë si me qenë pjesë këmbimi.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje