Disi afër protestës së 11 Dhjetorit 1990, por…

22 Qershor 2026, 12:15Blog Eduard Zaloshnja

Është e pamundur të konkurosh me precizionin kirurgjikal tëDoktor Berishës në llogaritjen e pjesëmarrësve në protesta – plot gjysëm milion shqiptarë ishin në protestën e së shtunës, deklaroi ai! Dhe kur Doktori deklaron numra kaq precizë, mua më mbetet të bëj vetëm krahasime relative…

Qysh nga protesta e 11 Dhjetorit 1990, s’kisha parë në Tiranëndonjë që t’i afrohej asaj për nga pjesëmarrja – një lumë prej dhjetra mijë kryeqytetasish u derdhën atë natë në mënyrëspontane në sheshin e Qytetit Studenti, me dëshirën e shpresën se sistemi do të ndryshonte – si kudo në Europën Lindore.

Të shtunën në darkë (20 qershor) pashë në bulevard një protestëqë i afrohej disi asaj të 11 Dhjetorit 1990 për nga pjesëmarrja, por jo nga përbërja. Te kjo e tanishmja kishte qytetarë të Tiranës, por edhe shumë nga trojet e tjera shqiptare dhe nga diaspora. Ata ishin grumbulluar me dëshirën e shpresën se do të rrëzonin qeverinë Rama.

Në fund të protestës së 11 dhjetorit 1990, një grup nismëtar themeloi Partinë Demokratike, me në krye studentin Azem Hajdari. Dhe të nesërmen, partia e sapokrijuar prezantoi një program politik me 14 pika në një meting madhështor në sheshin e Qytetit Studenti. Dhe 14 muaj më vonë ajo parti fitoi 2/3 e mandateve parlamentare...

Nga ana tjetër, protesta e së shtunës përfundoi me një grup qëndrestar para kryeministrisë, që e gëdhiu natën me premtimin se protestat do të vazhdojnë (shihni foton e mëposhtme). Dhe në fakt, të djelën u rikthye protesta e përnatshme rutinore bulevardore…

SHËNIM: Turma më e madhe që kam parë në Tiranë ështëmbledhur më 1991, për të dëgjuar fjalimin e Sekretarit të Shtetit, James Baker. Absolutisht e paarritshme për nga madhësia!


Disi afër protestës së 11 Dhjetorit 1990, por…

4 Komente

  1. O
    One

    Po pse o Zaloshnje, pavarsisht faktit se nuk ka qen me e madhe se ajo e 90, nuk do mjaftonte fakti qe kjo eshte me e madhja pas saj, per te ber qe te reflektonte cdo lider? Po kush te reflektoj? Palloshi qe e di se cfar e pret po humbi pushtet, apo Sali Bejleri se e di akoma me mir se cfar e pret? Keta te reflektojn? Rames po i kerkojn te hapi krahun, ai thot do e dnertoj se sben resortin, ka hall me te madh resortin sesa faktin qe populli e ka pushuar nga puna. Gjith e ardhmja e ndritur e popullit shqiptar qe predikon palloshi na paska ngel ne dor te nje resorti? Si do e ket hallin vall, cfar paktesh ka ber mavriu? Te vijm se Sali Bejleri. Sali Bejleri i kapur me presh ne dore, nuk e leshon kolltukun se ka hallin e gjes se vjedhur dhe familjes qe eshte direkt per burg. Sali Bejleri eshte akoma me komik ne kete situat. Vetem nje pervers i pafytyr e pa shtull kurrizori si krymbi Sali Bejleri mund te shkoj e te mbeshtesi nje protest ku njerezit kerkojn burgosjen dhe zbythjen e tij? Cfar eshte Sali Bejelri, mazokist, idjot apo i shurdher? Si e durojn ebrishistes shprehjen: Berisha ne burg? O berishist, mos hajdeni ne protest te vuani nqs nuk shkeputeni nga Enveri juaj. E kam per ata te ndershmit dhe naivet, kurse per bythqirat si Stresi, babsa vet, Sal Lusha, ai shoku krimineleve Ndoja, ju o bythqira oportunist larg nga protesta, sepse ajo protest eshte edhe per te shporrur sojin tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uranjaku

      Me kete koment me fjale fyese je me keq se Stresi . Rri se mire jeni aty..nje gje ta kesh te sigurt ..nuk te qellon kush me shkop home..as me plumba..por kur te vi mendja do kuptosh se cfare demi do I beje Shqiperise me naivitetin tend.

      Përgjigjjuni
    2. O
      One

      Po pse o Zaloshnje, pavarsisht faktit se nuk ka qen me e madhe se ajo e 90, nuk do mjaftonte fakti qe kjo eshte me e madhja pas saj, per te ber qe te reflektonte cdo lider? Po kush te reflektoj? Palloshi qe e di se cfar e pret po humbi pushtet, apo Sali Bejleri se e di akoma me mir se cfar e pret? Keta te reflektojn? Rames po i kerkojn te hapi krahun, ai thot do e dnertoj se sben resortin, ka hall me te madh resortin sesa faktin qe populli e ka pushuar nga puna. Gjith e ardhmja e ndritur e popullit shqiptar qe predikon palloshi na paska ngel ne dor te nje resorti? Si do e ket hallin vall, cfar paktesh ka ber mavriu? Te vijm se Sali Bejleri. Sali Bejleri i kapur me presh ne dore, nuk e leshon kolltukun se ka hallin e gjes se vjedhur dhe familjes qe eshte direkt per burg. Sali Bejleri eshte akoma me komik ne kete situat. Vetem nje pervers i pafytyr e pa shtull kurrizori si krymbi Sali Bejleri mund te shkoj e te mbeshtesi nje protest ku njerezit kerkojn burgosjen dhe zbythjen e tij? Cfar eshte Sali Bejelri, mazokist, idjot apo i shurdher? Si e durojn ebrishistes shprehjen: Berisha ne burg? O berishist, mos hajdeni ne protest te vuani nqs nuk shkeputeni nga Enveri juaj. E kam per ata te ndershmit dhe naivet, kurse per bythqirat si Stresi, babsa vet, Sal Lusha, ai shoku krimineleve Ndoja, ju o bythqira oportunist larg nga protesta, sepse ajo protest eshte edhe per te shporrur sojin tuaj.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hello

        O one! Po ata qe tha mbrem Ben Kola iranuani se ne proteste ka " extremist iranian dhe grek" si i behet? Sot Km pyeti kyt Koln - avash avash po ti cfare je ?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje